Strehimi; Banesat me qira sociale, në katër qytete
Banesat sociale me qira janë një zgjidhje optimale për kategorinë e të pastrehëve. Tashmë në katër qytete do të nisë ndërtimi i këtyre banesave, pasi tashmë është lëvruar edhe kredia që do të financojë ndërtimin e tyre. Burime nga MPPTT, që po ndjek këtë projekt, thonë se CEB (Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës ka miratuar lëvrimin e kredisë për katër bashkitë e para: Berat, Fier, Kavajë dhe Peshkopi dhe do të vijojë javën që vjen edhe dy bashkitë e tjera: Tiranë e Durrës
Në katër qytete të vendit pritet shumë shpejt të nisë ndërtimi i banesave sociale, të cilat do t’u jepen me qira familjeve në nevojë. Projekti i financiar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB) do të vihet në zbatim, pasi fondi për ndërtimin e këtyre banesave për disa qytete tashmë është miratuar. Burime nga MPPTT, që po ndjek këtë projekt, thonë se CEB (Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, ka miratuar lëvrimin e kredisë për katër bashkitë e para: Berat, Fier, Kavajë dhe Peshkopi dhe do te vijoje javën që vjen edhe dy bashkitë e tjera: Tiranë e Durrës. Kjo është faza e parë e projektit, më pas do të vazhdohet me financimin e bashkive të mbetura. Bëhet fjalë për ndërtimin e rreth 1100 banesave sociale me qira. Në 8 qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani, Peshkopia, Berati, Fieri e Kavaja do të nisë ndërtimi i banesave sociale. Në këto 8 bashki parashikohen të ndërtohen 1.150 banesave sociale, të cilat pritet të mbrojnë më së shumti kërkesat e qytetarëve në nevojë, të cilët do të ndërtohen me kredinë prej 25.3 milionë eurosh, që do t’u jepen këtyre bashkive për zbatimin e projektit. Kredia është dhënë nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës dhe nënhuazohet për bashkitë nga qeveria shqiptare. Sipas specialistëve të MPPTT-së, ndryshe nga sa jemi mësuar më parë, që shqiptarët kërkojnë të disponojnë banesa në pronësi të tyre, tani janë rritur ndjeshëm kërkesat për banesa me qira sociale. Qiraja sociale ka një formulë se si llogaritet, mbi bazën e kostos së ndërtimit dhe sipas saj, qiraja vjetore është sa 4 për qind e kostos së ndërtimit të një apartamenti dhe familja për pagesën e kësaj qiraje nuk duhet të shpenzojë më shumë se 25 për qind e të ardhurave. Ky është një standard pothuajse ndërkombëtar, që një familje me të ardhura të ulëta nuk do të paguajë më shumë se 20-25 apo maksimumi deri në 30 për qind e të ardhurave të tyre për pagesën e qirasë.
Nëpërmjet këtij projekti do të ndërtohen rreth 1100 apartamente sociale, që do të ngelen pronë e bashkive dhe do të jepen me qira të kontrolluar. Nga ky projekt do të përfitojnë: Bashkia Berat 624.120 euro, Bashkia Durrës 3.521.410 euro, Bashkia Elbasan 1.127.870 euro, Bashkia Fier 325.000 euro, Bashkia Kavajë 662.000 euro, Bashkia Korçë 1.191.600 euro, Bashkia Peshkopi 381.000 euro, Bashkia Shkodër 662.000 euro, Bashkia Tiranë 5.685.000 euro. Projekti i kreditimit për banesat me kosto të ulët do të zbatohet fillimisht për familjet që banojnë si qiramarrës në prona, subjekt i ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, por do të hapet edhe për një numër të kufizuar familjesh të kategorive të tjera. Janë planifikuar fondet në projektbuxhetin afatmesëm për këtë projekt në masën 180 milionë lekë për vitin 2008 dhe 280 milionë lekë për vitin 2009. Numri i familjeve që do të përfitojnë nga kjo skemë është rreth 2.700. Nëpërmjet asistencës teknike që ofron projekti i financuar nga CEB do të studiohen forma të përdorimit të tregut të lirë të banesave me qira, në mënyrë të veçantë në ato qytete ky treg i qirave nuk paraqet interes për pronarin e banesës, pasi është mjaft i ulët.
Këto banesa nuk janë për t’u disponuar në pronësi nga qytetarët. Ato familje që do të trajtohen në këto banesa, nuk do të bëhen pronarë të atyre banesave, pasi ato konsiderohen si banesa tranzitore për ato familje që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë, apo për ato familje që janë në pritje për të zgjidhur në mënyrë definitive problemin e tyre për strehimin. Këto janë banesa që i adresohen një shtrese popullsie, që ka të ardhura të ulëta dhe që nuk përballojnë dot as shlyerjen e një kredie për një banesë me kosto të ulët dhe njëkohësisht që nuk arrijnë dot as të mirëmbajnë banesën. Sigurimi i banesës me pronësi me kushte shumë lehtësuese nga njëra anë, është favorizuese për familjet, por nga ana tjetër, edhe nga eksperienca ndërkombëtare, rezulton se kthehet në një grackë varfërie për qytetarët, që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të mirëmbajtur banesën, e cila degradon, zhvlerësohet dhe përbën edhe risk pastaj për qëndrueshmërinë e vet. Në këtë rast ky projekt adreson atë shtresë popullsie që nuk bëhet dot pronare, që i intereson të marrë një banesë me qira sociale. Qiraja sociale ka një formulë se si llogaritet, mbi bazën e kostos së ndërtimit.