BE: Shqiperia ka bere progres, gati vizat e integrimi
Vleresime te forta ka dhene ambasadori Lohan per progresin e Shqiperise ne rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimin Evropian, por dhe ne pershpejtimin e heqjes se regjimit te vixave me keto vende. “Integrimi evropian i Shqiperise eshte objektivi yne i perbashket”, ka qene deklarata e djeshme e Ambasadorit te Komisionit Evropian ne Shqiperi, Helmuth Lohan ne takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ne prag te perfundimit te mandatit te tij ne krye te delegacionit te KE-se, Ambasadori Lohan tha se ka qene nje kenaqesi per te, te shohe nga afer progresin e shpejte dhe angazhimin maksimal te Qeverise, Parlamentit dhe institucioneve shqiptare ne afrimin e vendimit per liberalizimin e vizave dhe shkurtimin e rruges drejt BE-se. “Ky progres ma ka bere shume te kendshem qendrimin tim ne Shqiperi. Ju siguroj se angazhimi i BE-se eshte maksimal per pershpejtimin e integrimit te Shqiperise ne strukturat e saj”, tha ambasadori Lohan. Kryetarja e Kuvendit vleresoi kontributin dhe angazhimin personal te ambasadorit Lohan pergjate gjithe hapave integrues te Shqiperise dhe i beri urimet me te sinqerta per te dhe familjen e tij. “Mbeshtetja e BE-se ka qene nje inkurajim i madh, per ne tha ajo, dhe ne gjithmone kemi vleresuar cdo raport e dokument te Bashkimit Evropian si axhende te Parlamentit. Ajo tha se Shqiperia ne 20 vite ka rikuperuar shekuj kohe. Integrimi ne BE ka qene motivi, motori dhe udherrefyesi kryesor ne sfidat dhe reformat e medha. Shqiptaret jane evropiane dhe vokacioni perendimor i tyre eshte nje energji e jashtezakonshem per te ecur perpara. Kryetarja e Kuvendit dhe ambasadori Lohan biseduan mbi sfidat e ardhshme politike, ekonomike dhe integruese. Nuk ka qene e para mbeshtetje qe ka ardhur nga ana e perfaqesuesve te larte te BE per integrimin e Shqiperise dhe per liberalizimin e vizave brenda ketij viti. Keshtu pritet qe vendimi per vizat te merret brenda muajit te ardhshem, ne menyre qe te filloje sa me shpejt hyrja ne fuqi per levizjen e lire te qytetareve shqiptare. Nga ana tjeter, Shqiperia ka marre dhe mbeshtetje te forte ne lidhje me progresin e bere nga ana e qeverise shqiptare per reformat integruese, duke plotesuar te gjitha kushtet e vena nga ana e Komisionit Evropian. Nderkohe qe brenda muajit nentor mendohet se mund te merret dhe vendimi per statusin e vendit kandidat te Shqiperise per ne BE, qe eshte dhe paradhoma e anetaresimit te Shqiperise ne kete organizem me te drejta te plota. S.P