E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsyet e nje permbytjeje te paralajmeruar

/ /

NgaMENTOR NAZARKO

Permbytja e Shkodres per here te peste ose permbytja e dyte e pervitshme e Shkodres ne te tilla permasa i ka te gjithe elementet per tu konsideruar si nje permbytje e paralajmeruar. Ka pasur shume zera serioze qe gjate vitit gjate permbytjeve te vogla te shkurtit dhe marsit 2010 kane paralajmeruar per rreziqet e perseritjes se nje situate te tille. Ka pasur eksperte mes te cileve i mirenjohuri Myslim Pashaj i cili foli per nje studim te perbashket me Malin e Zi por thirrja e tij mbeti e shurdhet. Ata qe duhet te degjonin nuk kane degjuar. Dhe opozita dukej e dorezuar gjate ketyre permbytjeve paralajmeruese te shkurtit...

dhe marsit. Ajo nuk reagoi me forcen e duhur ndoshta e dorezuar para faktit qe ato permbytje skishin vemendje mediatike apo pse shkodranet nuk votojne te majten gjithsesi.
Edhe qeveria gjithashtu gjate permbytjeve te vogla nuk reagoi ne menyre te njejte me permbytjen e pare te janarit. Mediat qe ndjekin qeveritaret apo politiken ne pergjithesi nuk reaguan gjithashtu dhe krejt logjikshem dilte pyetja Sa duhet te jete siperfaqja e permbytur qe te kemi reagim publik Mos valle permbytjet u shnderruan ne nje realitet normal te stines Mos valle ne jemi nje popull fatalist Shkodranet vecanerisht mos valle po durojne stoikisht kete qe po ndodh pasi bindjet e tyre te djathta te konsoliduara nuk i lejojne te fajesojne shtetin por Zotin Nese eshte keshtu i bie qe ata sjane besimtare dhe aq te medhenj sa kohe qe besojne se Zoti mund ti ndeshkoje keshtu kaq shpesh.
Pertej cinizmit ne analizen e arsyeve pse Shkodra po permbytet kaq shpesh duhen shquar arsyet natyrale nga ato njerezore apo subjektive. Ne disa opinione te fundit gjeografe shkodrane flisnin per disa arsye specifike natyrore te zones se Shkodres qe po vihen re kohet e fundit. Duke besuar ne autoritetin e tyre keto arsye si per shembull mbingopja e fundit e liqenit te Shkodres bllokimi i rrugeve dhe puseve karstike nentokesore levizjet e temperaturave vertet duhet te qendrojne por analize duhet te behet dhe mbi peshen e veprimeve apo mosveprimeve te njeriut ne kete qe po ndodh. Sepse vec qeverise te gjithe pranojne se ne dramaticitetin e situates ndikon dhe faktori njeri.
Shkaqet njerezore mund ti ndajme ne dy tipe afatshkurter dhe te tipit afatmesem apo afatgjate. Ato te tipit afatmesem apo afatgjate ne i kemi trajtuar dhe here te tjera por pyetja qe spo behet fakti qe po neglizhohet nga qeveria eshte niveli aktual i shkarkimeve nga hidrocentralet. Nga nje informacion i tille zyrtar nese eshte i vertete gjithnje ne mund te arrijme te kuptojme dhe nga pikepamja sasiore sa eshte pesha e fajit te autoriteteve shteterore ne permbytjet e Shkodres. Sot dhe dje.
KESH lexo qeveria nuk mund te arsyetohen se i bejne shkarkimet per shkak se duan te mbrojne digat e hidrocentraleve mbi Drin. KESH-i dhe qeveria duhet te shpjegojne se pse ne prag te muajve qe dihet se jane plot me reshje si nentori dhe dhjetori liqenet jane plot. Si jane menaxhuar kaskadat ne kete periudhe dhe a ka politika cmimi apo shitjeje te energjise qe mund te kene sjelle ne kete situate Nese ka gabime ne menaxhim te qellimshme apo jo ato duhet te ndeshkohen ne menyren me te rrepte. Dhe askush smund te thote se KESH-i ka menaxhim te pavarur nga politika.
Po nese kjo qe po themi eshte vetem nje pyetje ne kufijte e retorikes sepse dihet pergjigja ne lidhje me permbytjet e Shkodres mund te thuhen disa perfundime te tjera.
Nese pesha e shkarkimeve te hidrocentraleve ne raport me ate te reshjeve eshte vendimtare ne permbytje atehere shkodranet duhet te reagojne me forma te organizuara ndaj KESH-it dhe qeverise duke e nisur qe me format legale te reagimit sic eshte nje padi kolektive. Shkodranet si njesia tradicionalisht me e emancipuar e teresise shqiptare duhet te jene te paret qe zgjedhin forma legale reagimi per te ndeshkuar legalisht shkaktaret e nje mallkimi te tille sic eshte permbytja. Nese dikush nuk ndeshkohet ai atehere ka prirjen te perserise fajin e vet.
Ka ardhur koha qe shkodranet vertet te rishikojne raportin e tyre te dashurise me forcen politike qe votojne. Dikur ne 1996 ata i dhane jete nje force politike rajonale sic ishte e djathta shkodrane e cila madje dhe fitoi zgjedhjet lokale. Sigurisht atehere ata u penalizuan prej te djathtes zyrtare apo dhe prej te majtes por ama kur ata votuan per PD-ne e frikesuar se mund ta humbte bastionin e vet perfundimisht dicka ndryshoi. Shkodra ka njohur investime te medha megjithese jo ne frenimin e lumenjve te terbuar apo argjinaturat e tyre. Shkodranet duhet tia bejne te qarte partise qe ata votojne me shumice se vota e tyre nuk eshte nje cek i bardhe qe kjo parti e ka te garantuar perjetesisht. Pra ata duhet dhe te ndeshkojne politikisht shkaktaret e fatkeqesise se tyre. Sepse fatkeqesite perseriten...
Sepse ne rastin me te mire - nese nuk kemi politika miope cmimesh me nivelet e liqeneve ne Drin kjo qeveri ashtu si dhe te gjitha qeverite shqiptare nuk kane vizion afatgjate ne politikat e tyre. Nese do te kishin atehere keto qeveri jo vetem do te vendosnin matesit e reshjeve ne ato pak stacione meteorologjike qe kane mbetur por dhe do te investonin ne marrjen e masave qe do te zgjidhnin gradualisht dhe perfundimisht ceshtjen e Shkodres qe asnjehere ska qene permbytur kaq shpesh. Me gjithe pasurine metaforistike te zotit Berisha dhe zonjes Topalli ne gjetjen e arsyeve qe prodhon Zoti per Shkodren reshjet me te dendura ne 100 vjet terbim dhe cmenduri e liqeneve dhe lumenjve rryma nentokesore lojera ekskluzive te zbatices dhe batices me Shkodren ajo qe mbetet ne shesh eshte dicka krejt tjeter. Kjo qeveri vertet ka bere dicka per Shkodren por gjithe investimet kane qene me natyre elektorale pra te tipit afatshkurter qe do te jepnin efekte te menjehershme ne elektorat. Nje investim ne argjinatura etj. smund te jape efekt elektoral shtese pasi efektet e tij nuk verehen. Verehen efektet e mosinvestimeve - kur permbytemi por ne periudha qetesie kohe te thate askush nuk e vret mendjen per to. Ne dac mund te themi se kjo qeveri eshte qeveri e rrugeve edhe ne Shkoder por nuk eshte qeveri e mbrojtjes se vendbanimeve nga permbytjet. Madje mund te themi se eshte qeveri e permbytjeve sistematike dhe e propagandes sistematike qe fajeson Zotin per fajet e veta. Po sikur Zoti ta kete lene qeverine dhe pa para per te perballuar pasojat e permbytjes cdo te behet

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›