Komenti/Fundi i konceptit Perendim
Rumunet duhet te mesohen me idene e jeteses ne nje Evrope ku Nato nuk do te jete me e afte te garantoje sigurine e tyre. Boshti Paris-Berlin-Moske na ka lene vetem nje zgjidhje te mundshme SHBA-te. Tungjatjeta dhe miresevini ne shekullin XIX Tani e ne vazhdim-pas takimit historik te NATO-s ne Lisbone- ne do te perjetojme nje realitet te ri historik dhe do te provojme nje ere te re gjeopolitike. Takimi i nivelit te larte eshte vertet historik por jo per arsyet e permendura nga zyrtaret e larte te NATO-s dhe udheheqesit politike.
Nuk ka te beje aq shume - sic premtohet ne literaturen promovuese te kesaj ngjarjeje ndash me dhenien jete te nje Aleance me efikase dhe me elastike por per njohjen zyrtare te vdekjes se nje koncepti strategjik e ushtarak Perendim-it si dhe ne shnderrimin e NATO-s ne nje klub politik BE-Rusi me SHBA-te si nje anetar lsquoshok i kesaj aleance.
Problemi i Rusise/Ky eshte nje zhvillim qe ne te gjitha rrethanat ishte i pashmangshem. Marrja fund e armiqve te Luftes se Ftohte ne kuader te Bashkimit Sovjetik e ktheu NATO-n ne viktime te suksesit te saj. Lufterat ne Ballkan nxoren ne pah dobesine ushtarake evropiane ndersa lufta ne Afganistan krijoi nje te care mes marredhenieve te SHBA-se dhe aleateve po evropiane. Paaftesia e shfaqur per te dhene kontributin e duhur ne fitoren ndaj talebaneve dhe me pas ne vendosjen e stabilitetit ne kete vend si dhe fakti qe disa prej aleateve euro-perendimore u shfaqen te pazote per tiu bashkuar luftes nderkohe qe te tjere ishin ata qe i kishin vene gjoksin duke marre parasysh edhe pasojat perfundoi me shkermoqjen e avashte te vete Aleances. Disa analiste verejten paralajmerueshem ne kete histori ironike faktin se NATO do te perhumbte ne Afganistan nje vend qe eshte pergjegjes edhe per lsquofuneralin e vete Bashkimit Sovjetik. Pare nga ky kendveshtrim analistet mbikeqyren me vemendje edhe rolin qe luajti Ceshtja Irak e cila shkaktoi edhe krizen e vertete te Perendimit. Megjithate ka ende nje problem qe mbetet varur Rusia. Mberritja e Vladimir Putinit dhe ekipit te tij nga ish-KGB-ja fshikulloi cdo lloj perparimi te ngadalte te kryer prej Boris Jeltsin-it ne lidhje me demokracine dhe sundimin e ligjit. Pervec ketyre vendet euro-perendimore mbyllen njerin sy ndaj keqperdorimeve te pushtetit rus dhe krijimin e nje shoqerie te mbyllur ne kembim te mundesise se perfitimit te gazit natyror dhe lendeve te tjera te paperpunuara me cmim te lire. Kjo situate thelloi carjen mes vendeve anetare te NATO-s dhe dukuria arriti pikun ne Samitin e Bukureshtit ne vitin 2008 kur Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy luftuan te dy se bashku me mish e me thonj te mbronin status quo-ne dhe te hidhnin poshte Planet e Veprimit te AnetaresimitMAP te Ukraines e Gjeorgjise ndash nje qendrim ky qe ne menyre te terthorte i linte dore te lire Rusise te vinte veton ne ceshtjet e NATO-s. Vetem pak muaj me pas pushtimi i Gjeorgjise beri me dije rikthimin lsquode facto te zonave te influences se shekullit te XIX dhe Marreveshjes se Evropes qe ishte fashitur nga masakrat e Luftes se Pare Boterore.
Amerikanet nuk do te largohen/Rikthimi ne kete rend boteror u zyrtarizua me daten 20 nentor permes fteses drejtuar Rusise per te marre pjese aktive ne projektin e mbrojtjes anti-rakete. Nje studim i botuar se fundmi nga Keshilli Evropian per Marredheniet me jashteECFR ofron detaje te hollesishme per arkitekturen e re te sigurise se kontinentit e cila do te ndermerret ne kuadrin e nje dialogu tripalesh ndermjet BE-se Rusise dhe Turqise. Ketu NATO nuk hyn ne hesap. Nga ana tjeter BE-ja nuk nenkupton detyrimisht te 27 vendet antare te saj. Merkeli i premtoi Medvedevit per politikat evropiane pa u keshilluar me partneret e saj kontinentale ashtu sic nuk mund te mohohet rendesia e kundershtise se shfaqur nga presidenti rus ndaj fteses se Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s per te marre pjese ne Samitin e Lisbones perpara se te merrte siguri te plota prej Sarkozise dhe Merkelit. Sigurisht qe amerikanet nuk duket se kane ndermend te largohen nga rajoni pasi u duhet te mbrojne interesat e tyre ne Lindjen e Mesme dhe te mbikeqyrin mbrojtjen anti-rakete. Edhe pse administrata Obama u perpoq te hiqte pengesat pergjate udhes se bashkepunimit dhe Shtepia e Bardhe u shfaq e gatshme ti ofroje Rusise dobite e nevojshme per te kompensuar dyshimet e saj fuqizimi i Aleances me SHBA-te na mbetet si mundesia me e mire krahasur me boshtin Paris-Berlin-Moske. Nuk ka pike dyshimi se jemi te ndergjegjshem per ironine e radhes se historise kur trupat ruse qe ne periudhen komuniste ishin te vendosura ketu te rikthehen ne Rumani duke luajtur nje rol te ri keshilltare te instalimit te mbrojtjes se re anti-rakete.
Romania Libera