Edhe permbytjet e shkaktuara prej motit te keq katastrofa natyrale quhen
Qesharake fyese neveritese dashakeqe ndjellakeqe poshteruese absurde cmenduri politike ja cka ishte deklarata e djeshme e Edi Rames per permbytjet ne qarkun e Shkodres. Ne nje cast emergjence kur cdo shqiptar ka kthyer syte drejt kryeqendres veriore te Shqiperise dhe i ben cerr ne zemer per gjithcka mund te ndodhe atje te kerkosh lidhje mes permbytjeve fatkeqesi natyrore dhe kutive shpikje e nje mendjeje te degraduar nuk ka sesi te mos behesh i peshtire. Te dhembin syte ta shohesh te peshtirin te dhemb shpirti te degjosh gjetje te peshtira per te perfituar ndonje ndjekes mes fatkeqeve.
Trillet e motit jane te papritura asnjehere saktesisht te parashikuara. Sivjet dimri e ka pllakosur veriun e Evropes pa papritur e pa kujtuar. Reshjet e shumta te gjysmes se pare te nentorit shkaktuan daljen prej shtratit te lumenjve ujebollshem qe pershkojne skaj me skaj Kontinentit Plak. Vetem ne Belgjike me 13 e 14 nentor rane aq shume shira sa lumenjte u fryne tej mase dolen prej shtratit dhe vershuan ku munden me gjithe digat e ngritura prej kohesh. Qytete te tera u gjenden nen uje ndersa pati edhe viktima ne njerez. U pezulluan fluturime ajrore u mbyllen perkohesisht shkolla u shkaktuan vonesa te shumta ne trafikun hekurudhor dhe ne ate rrugor... Askush nuk ia hodhi fajin qeverise ndonese ajo vazhdon te qeverise per inerci pas zgjedhjeve te parakohshme te 13 qershorit qe shkoi. Ndoshta sepse ketu nuk e njohin nocionin politik kuti te gjitha mjetet e informacionit te gjitha partite a grupimet partiake madje edhe ato qe shkaktuan krizen politike qe po perjeton vendi prej me se gjashte muajsh dhane njezeshem alternativat e tyre per te kapercyer situaten e karakterizuar si katastrofe natyrale. Kurrsesi nuk pergjuan ndonje shteg per perfitime politike si opozita jone gernjare. Dhe mos harro i nderuar lexues se Belgjika nuk e ka perjetuar regjimin komunist te Enver Hoxhes i cili punoi sistematikisht per te prishur ekosistemin me cmendurite e tij qe percilleshin nga nje pesevjecar ne tjetrin per tiu qepur kodrave e maleve shkaterrim per ti bere pjellore si edhe fushat enderr shterpe. Deputete dhe krere partish mbathen cizmet dhe shkelen viset e permbytura. Qeveria kreu detyrimet qe i ngarkon ligji ne raste te tilla emergjence. Vertetoi situaten e krijuar dhe zhbllokoi fondet perkatese per tu ardhur ne ndihme viktimave te permbytjeve duke marre pershendetje miratuese prej cdo qytetari. Cmund te bente me shume se aq Po qeveria e Kryeministrit Berisha cmund te beje me shume se cka po ben Hapjen e kutive qe i sugjerojne Edi Rama e kompani.
Ja tashti se fundi edhe temperaturat polare. Debore Te ftohte Ngrica ndash jane titujt qe i ndesh rendom ne lajmet e dites. Gjermania numeroi pardje mijera aksidente rrugore. Sot agjencite e lajmeve benin te ditur se vala e te ftohtit polar ka shkaktuar 30 viktima prej te cilave 12 ne Poloni 4 ne Lituani 2 ne Ceki etj. Ne Venecie uji eshte ngritur mbi 140 cm nderse pritet qe te mbuloje 55 te tokes. Askush askund nuk ua hedh fajin qeveritareve per keto te quajtura katastrofa natyrale. Te vetmit qe bejne kete jane opozitaret tane kukuvajka vajtuese te cilet pa qene ne gjendje te formulojne qofte edhe nje projekt te vetem alternativ ta zeme per te shmangur permbytjet a se paku per te zbutur demet gjithcka e shohin te mbyllur te kutite projekti politik qe i bashkon ne urrejtjen e tyre te semure ndaj liderit demokrat Berisha.
A do te kishte kureshtje me te madhe i nderuar lexues sesa te dinim cka fshihej ne ato mijera faqet e te ashtuquajturit program elektoral te Edi Rames A thua te kete pasur ndonje projekt per katastrofat natyrale Sepse permbytjet e ultesires se Nenshkodres nuk jane ndonje risi e sotme e trilleve te motit dhe te natyres. Po tashti pas permbytjeve te janarit kur Edi vajtonte si kukuvajke dhe kur e mori vesh se digat e kaskades se Drinit a mbushja e nenshtratit te Bunes mund te jene edhe ne te ardhmen nje kercenim permbytjesh a thua ti kete shtuar ndonje rresht programit te vet voluminoz per zgjedhjet e ardhshme Nese po do ta quaja kureshtjen e shekullit
Katastrofave natyrale nuk u dihet sado qe kreu i Opozites se Bashkuar humbur neper kuti mund te mos e kuptoje se edhe permbytjet e shkaktuara prej motit te keq katastrofa natyrale quhen.