Arsyet pse Berisha sulmon institucionet
Ambasada amerikane jep arsyet e saj se pse Kryeministri i vendit Sali Berisha nisi nje sulm te perqendruar ndaj institucioneve shqiptare menjehere pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Sipas nje kabllogrami te shkruar nga ish-ambasadori amerikan Xhon Widhers jepen disa arsye per kete situate jane disa arsye qe e cojne Berishen te ndermarre nje sulm te tille. E para lidhet me zerat se hetimet e Gerdecit do te implikojne djalin e tij. Po keshtu nje tjeter arsye eshte se kerkon te forcoje pushtetin ne duart e tij per shkak te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Po keshtu nje tjeter arsye lidhet me percepsionin e gabuar se anetaresimi ne NATO e ka forcuar mbeshtetjen e nderkombetareve ndaj tij - konkludon Withers ne nje nga raportet e tij. Nga ana tjeter ai jep ne menyre te detajuar edhe sulmet e bera ndaj disa prej institucioneve te rendesishme ne vend sic eshte Prokuroria e Pergjithshme dhe Sherbimi Informativ Shqiptar.