Topi-Tadicit Kosova nje kapitull i mbyllur
eshtja e Kosoves eshte nje kapitull i mbyllur. Keshtu deklaroi per Top Channel Presidenti i vendit Bamir Topi. Kemi trajtuar ceshtje qe i perkasin Kosoves. Une kam mbajtur nje qendrim qe tashme dihet ate qe mbajne institucionet e Shqiperise realiteti i Kosoves eshte nje realitet i pakthyeshem eshte nje shtet i cili me te gjitha problemet qe konsiderohen per tu trajtuar me Serbine do te trajtohen pikerisht nen kujdesin e Bashkimit Europian probleme te karakterit teknik qe nisen nga pozicione te qarta te dy vendeve te pavarura dhe sovrane. Padyshim qendrimi i Presidentit Tadic eshte ndryshe por une besoj qe njohjet e vazhdueshme qe vijne nga vende te ndryshme e bejne Kosoven nje vend i cili te ardhmen e ka sikurse edhe vendet e tjera te rajonit ne BE ne nje rruge te pakthyeshme theksoi Topi ne intervisten e tij. Kreu i Shtetit deklaroi se marredheniet me Serbine perbejne prioritet me rendesi te politikes rajonale te Shqiperise e cila synon te ndertoje raporte te mira dhe konstruktive ne interes reciprok te dy vendeve. Kjo eshte vizita ime e pare ne Serbi por ne kuadrin e nje takimi rajonal te presidenteve te Europes Juglindore organizuar nga UNESCO Keshilli i Europes dhe Bashkimi Europian dhe sikurse u pa ne takim nga presidentet u trajtua pikerisht nevoja qe politika te mesoje nga tradita e popujve. Une pata edhe nje takim edhe me Presidentin Tadic dhe jane diskutuar mjaft tema te rendesishme qe u takojne marredhenieve bilaterale midis Shqiperise dhe Serbise. shte nje takim qe une e konsideroj te rendesishem te mirepritur sepse edhe Shqiperia edhe Serbia jane dy vende shume te rendesishme ne rajon kane nevoje te shtensionojne marredheniet midis tyre te rrisin nivelin e bashkepunimit institucional te rrisin marredheniet e karakterit ekonomik te clirohen nga paragjykimet qe tashme i takojne se kaluares dhe tu hapin rruge popujve qe te jetojne ne nje rajon te qete eshte shprehur Topi.