E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një dokumentar mbi 20 vjetorin e eksodit të ambasadave nga Blendi Fevziu



Mbrëmë në ambientet e kinema “Millenium” gazetari Blendi Fevziu shfaqi një dokumentar mbi 20 vjetorin e eksodit të ambasadave. Ky dokumentar u bazua mbi ngjarjen e 2 korrikut, hyrjes se 5 mijë shqiptarëve në ambasadat e huaja, gjermane dhe italiane në Tiranë. Gjatë këtij dokumentari tregohet historia e eksodit më masiv shqiptar që ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë. 2 korriku ishte dita ku emigrantët që dyndën ambasadat e huaja në vend u hapën sytë qytetarëve të terrorizuar nga regjimi komunist. Dyndja në ambasadat e huaja në Tiranë u bë shkak për qasjen e atij brezi në drejtim të lirisë, në kërkim të një jetë më të mirë. E gjitha historia dhe misteret e saj zbulohen nga sigurimi, nga ata që jetuan nga afër këtë emigracion. 2 korriku pati jehonë në të gjithë vendet e europës pasi mediat e huaja shkruajtën për këtë ngjarje. Ikja me anije dhe rrugëtimi i shqiptarëve që nga ambasada dhe jashtë vendit si në Brindizi dhe Marsej shënoi për Shqipërinë një datë historike. Mbi 5000 mijë refugjatë u bën pjesë e shembjes së ambasadave. 2 korriku është një histori që i hap dyert Shqipërisë drejt Europës.

3 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›