Filmi i Marphy, më i dobëti

Megjithëse nuk ekziston një mënyrë për dokumentimin se një film është më i keqi në histori, komedia e fundit e Eddie Marphy “A Thousand Words” del të jetë kandidati kryesor për këtë titull. Në web-faqen Rotten Tomatoes, filmi ka marrë vlerësimin 0%.
Të 39 kritikat e publikuara në Rotten Tomatoes janë negative. Në mesin e kritikëve mbizotëron mendimi se porosia e filmit është banale, se dialogjet janë të patakt, se skenari është joqesharak,dhe se filmi mund t’iu preferohet vetëm mazohistëve
Edhe revista filmike ‘Variety’ shkruan se aktrimi i Murphy’t – që shpesh mund të cilësohet si pantomimë – s’mund ta nxjerrë këtë eksperiment me porosi spirituale.
Filmi flet për një agjent që punon në një shtëpi botuese, dhe që pasi që mashtron një guru, në oborrin e tij sheh një pemë me 1,000 gjethe. Por problemi është që sa herë shqipton ndonjë fjalë, një gjethe bie nga pema. Ai do të vdes në çastin ku nga pema bie gjeti i fundit...