Art, jo vetëm për pedagogët
Provimi
Mbrëmë në orën 19.00 studentët e vitit të katërt të degës së Koreografisë dhanë një provim të hapur. Një shfaqje e vërtetë ku u prezantuan dy pjesë prej 25 minutash me temë nga veprat "Njeriu në këllëf" i dramaturgut rus Anton Çehov dhe "Pa fjalë" i shkrimtarit Fatos Kongolit. Tanimë punët e diplomës dhe provimet e studentëve të Akademisë së Arteve, nuk janë vetëm objekt diskutimi mes pedagogësh, apo një publiku të kufizuar prindërish. Duke qenë se bëhet fjalë për art të mirëfilltë, edhe pse krijuar nga studentë, pedagogët kanë gjetur një mënyrë më inkurajuese. Provimet e studentëve të fakultetit të Arteve Figurative realizohen në formën e ekspozitave, apo performancave, të cilat mund të ndiqen nga një publik më i gjerë. Kujtojmë këtu sfilatat e realizuara nga studentët e degës së Tekstilit. Mbrëmë ishte provimi i rradhës.