Art me gure mjeshtri qe mahnit turistet
Muhedin Makri 73- vjec eshte mjeshtri me i madh i punimit te gurit ne Gjirokaster, që ka terhequr vemendjen e shume turistëve të huaj të cilët nuk e kane besuar se Muhedini nuk ka bere asnjë ditë shkollë apo specializim për punimin e gurit.
Nga nje copë gur i zakonshëm ai është në gjendje të bëjë gjithçka. Atë që sot mund të bëhet me apartin forografik Muhedini e bën në gur në mënyrë krejt origjinale dhe duke ruajtur çdo detaj.
Mjeshtri i madh rrëfen se gdhendjen e gurit e ka nsiur pas viteve ‘90 per tu berë sot nje personazh që çudit të gjithë me artin e tij.
“Turistët e huaj zakonisht pëlqejnë shtëpitë karakteristike dhe pamje nga Gjirokastra. Por, për arsye të transportit, pasi punimi është në gur dhe ka peshë, ka një farë hezitimi dhe ndaj blejnë punime të vogla si dhuratë” tregon Makri.
Muhedini ka gdhendur në gur portretin e Skenderbeut, Çerciz Topullit e shumë njerëzve të shquar të kulteve fetare, por edhe kalanë e Gjirokastrës, atë të Krujes, shtepinë e Zekatëve, Angonatëve dhe gjithçka tjetër karakteristike të qyetit të jugut.
Ismail Xhaferri