Borussia kampione. Tifozet festojne deri ne mengjes

Borussia Dortmund është shpallur kampione e Bundesligës, dy ndeshje para mbylljes së kampionatit gjerman. Skuadra e Jurgen Klopp ka kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm me fitoren 2-0 ndaj Nuremberg, ndërkohë që rivalët më të afërt Bayer Leverkusen janë thyer nga Këln.
Kaq ka mjaftuar që qyteti i Dortmund, të nisë një festë madhështore për të celebruar suksesin e skuadrës së Borussia. Tifozët kanë mbushur sheshet dhe rrugët e qytetit, duke valëvitur flamuj dhe duke i rënë borive të makinave.
"Kampionë të Gjermanisë për herë të 7! Plotësisht i merituar!” Kanë qenë këto thirrjet e tyre, që në fakt përkojnë pikërisht me performancat e Borussias në këtë sezon të dominuar prej tyre.
Në këtë sezon, Borussia ka fituar 22 nga 32 ndeshje të luajtura, ndërsa ka humbur vetëm 4 takime. Pavarësisht dy rezultateve të fundit, Borussia ka avantazhin e 8 pikëve me Leverkusen, kështu që askush nuk mund të heqë nga duart titullin e parë kampion pas 9 vjetësh.
Eno Skarço