Art në rrugët e qyteteve shqiptare
Aktiviteti
Art i bërë në rrugë. Ambasada e Francës dhe Aleancat Franceze në Shqipëri organizojnë një Festival Hip Hop-i dhe kulturash urbane, i cili do të mbahet në qytetet Korçë, Elbasan, Shkodër dhe Tiranë nga data 6 deri më 9 qershor 2012. Për herë të parë në këtë festival do të përfaqësohen të gjitha zhanret e kësaj kulture urbane: dy DJ, një beat boxer, dy grupe kërcimi francezë dhe shqiptarë, rrepisti Big Basta, si dhe një grafist, të cilët do të shpalosin talentin e tyre përballë një publiku shqiptar, në performanca shumë të ndryshme nga ato që janë parë zakonisht. Turneu ka filluar dje në Korçë, ndërsa sot do të jetë radha e qytetit të Elbasanit, i cili do të presë Festivalin e Hip Hop-it në sheshin Gensher, në orën 18:30. Turneu do të mbyllet me qytetet e Shkodrës më 8 qershor (Shatërvani i Pedonales, ora 19:30) dhe të Tiranës, të shtunën më 9 qershor në Tirana Ekspres duke filluar nga ora 22:00. Hyrja në të gjitha këto koncerte është e lirë.