E Diel, 1 Nëntor 2026

ArtKontakt flet me gjuhën e artit në kështjellën e Bashtovës

Kështjella e Kalasë së Bashtovës në një natë të vetme është kthyer në një prej qendrave, ku u prezantua arti në të gjitha format e tij. E harruar pothuajse për ekzistencën e saj, ka mundur të kthehet për një natë të vetme në qendër arti multidimensional. Festivali i ArtKontakt, pas Kalasë së Lëkurësit dhe Porto Palermos ndali këtë vit në datën 13 qershor në një kështjellë të rëndësishme historike të vendit tonë. Artistë të ndryshëm të ardhur nga Tirana, por edhe më gjerë morën pjesë në këtë eveniment artistik i përbërë nga një miniankand pikturash, instalacione, performancë, mbrëmje poetike shoqëruar me muzikë live, ku nuk kanë munguar dhe surprizat e improvizuar nga artistët pjesëmarrës. I njohur tashmë nga publiku artdashës për surpriza të tilla Artkontakt me kurator Andi Tepelena, solli një eveniment të veçantë kulturor. Kuratori Tepelena shpjegon arsyen e ndaljes pikërisht në këtë vend. Artistët këtë radhë i janë referuar temës, Memories and Futures, që synon përdorimin për qëllime artistike dhe kulturore të ndërtesave të ngritura për qëllime militare, si dhe lidhjen kulturore nga popujt që lagen nga deti Adriatik. Kalaja e Bashtovëse gjendet në pjesën perëndimore të Shqipërisë, aty ku pikërisht fillon rruga antike Egnacia, që lidhte Italinë, veçanërisht Venecian, me vendet Ballkanike për të përfunduar në Bosfor, në Turqi. Me përfshirjen e artistëve që vijnë nga vende që përshkojnë Rrugën Egnatia, duam të evokojmë historinë e përbashkët në dritën e modernitetit. Përgjatë rrugëve të komunikimit, tokësore dhe detare, prej shekujsh vazhdojnë të rrjedhin ide dhe vizione, së bashku me mallra dhe njerëz. Gjuhët e artit bashkëkohor bëhen mjet për shkëmbimin e kulturave dhe lëndë e parë për zhvillimin e tyre, ka tregua mbi zhvillimin e këtij evenimenti kulturor kuratori Tepelena. ArtKontakt i njohur tashmë për surpriza në fushën e artit këtë herë pas Kalasë së Lëkursit dhe Porto Palermos, u shpërngul në një tjetër monument kulture i harruar tashmë, nga shteti për të zhvilluar një aktivitet kulturor dimensional. Tema e edicionit të parë  (Porto Palermo2007 ) ishte Space and histori. Tema e edicionit të dytë (Lëkurs 2008) ishte Nomandizëm në art.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›