E perditshmja gjermane Spiegel sulmon Grillon

"Bepe Grilo është njeriu më i rrezikshëm i Europës. Kështu e ka titulluar gazetarja gjermane Jan Flajshauer editorialin e saj për liderin e Lëvizjes me pesë yje që doli të ishte surpriza e vërtetë e zgjedhjeve të përgjithshme në Itali. Ajo e ka përshkruar liderin si një anti parlamentar radikal dhe ka përmendur krahasimin e kolegut të saj britanik Nikolas Farell që e ka vënë në të njëjtin nivel me Musolinin.
Grilo ka simpatizantë dhe në Gjermani pjesërisht për idetë e tij që anojnë nga e majta si dhe dëshira e tij për energjitë alternative si dhe premtimin për një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve. Por kjo ëshët vetëm sipërfaqja vazhdon gazetarja pasi energjia e Grilos vjen nga pendimi, nga zemërimi kundër gjermanëve, kundër burokratëve të Brukselit, kundër sistemit dhe ky ëshët celësi i suksesit të tij dhe jo apeli për arsyetim dhe demokraci. Duke përshkruar më tej si kryetar i një sekti sipas gazetares lëvizja e Grilos ngjan me një revolucion francez por pa gijotinën. Artikulli përfundon me një frazë të thënë nga parlamentari gjerman Steinbruk që kishte detyruar dhe presidentin italian Napolitano të anulonte takimin me të. “Italianëve iu duhej të votonin për dy komikë. Për fat të keq duket se me zgjedhjen e tyre ata kanë gabuar shumë rëndë.