E Diel, 1 Nëntor 2026

Arta Dade dhe Aldo Bare kërkojnë në të njëjtën ditë ngrirjen e kredencialeve të tyre

Nuk është e çuditshme që Aldo Bare kërkoi që kredencialet e arrestimit të tij të jenë të pavlefshme nga gjykata. Nuk është e çuditshme që në njëjtën ditë deputetja socialiste Arta Dade kërkoi që letrat për kredencialet e PS në KiE nuk kishin atë qëllim që thuhet në media. Dy indicie bëjnë një lajm për t’u verifikuar më gjatë. Ndërsa dy kredenciale pavlershmërie që kërkojnë një kriminel dhe një diplomate e dështuar kryqëzohen e priten në Partinë Socialiste. Sido që të jetë, në dy ngjarje që në pamje të parë janë të ndryshme ka një fill të nëndheshëm kontakti. Arta dhe Aldo Bare kanë një telepati të tyre. Kontakte janë sidomos marrëdhëniet e dyshimta të disa eksponentëve të Partisë Socialiste kanë me bandën famëkeqe të Lushnjes. Këtë e konfirmon dosja e ardhur posaçërisht nga Italia. është faktuar disa herë nga kjo gazetë me zbardhje të përgjimeve telefonike të anëtarëve të bandës së Lushnjes, më konkretisht Alfred Shkurtit (pseudonimi Aldo Bare) dhe krahut të djathtë të tij, gjakatarit Enver Dondollaku që hedhin në lojë emrat e Edi Ramës dhe Erion Braçes në premtime tenderësh pastrimi në Lushnjë dhe nëpër bashkitë ku administrohej nga socialistët. Pa dyshim është rasti të ritheksojmë se Arta Dades duhet t’i interesojnë më shumë kredencialet politike që Aldo Bare ka në PS sesa kredencialet e Kastriot Islamit në KiE. Në redaksitë e gazetave të Tiranës ka shumë kohë që qarkullojnë fashikujt e përndjekjes penale të Prokurës së Torinos, sidomos (operacioni i  koduar me emrin “Bijoux 2) ”(Bizhu 2), nga Seksioni i Shtatë i Antidrogës se Kuesturës se Torinos. Materiali është tejet voluminoz prej 430 faqesh, i është sekretuar Interpolit shqiptar me fakte që kanë qindra përgjime të telefonatave te bëra mes kreut te organizatës dhe pjesëtareve të saj. Në të përfshihen telefonata që u janë bërë drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit për të mos guxuar të godasin njerëzit e organizatës, apo dhe afera të dyshimta të kryera ku përmenden emra politikanësh të PS-së e funksionarësh të lartë shtetërorë të viteve 1998-2005. Sikurse kuptohet vetiu nga interceptimet telefonike del se “engjëlli” mbrojtës” i bandës së Lushnjes ishin disa politikanë të majtë, madje më e zellshmja ishte një politikane e lartë brenda PS që merrej me politikën e Jashtme. Ka shumë informata që edhe “vonesa” e prangosjes së Aldo Bares, për disa vite, u favorizua nga deputetët socialistë të njohur. Jo vetëm kaq, por njerëzit e Dadaistes në Lushnjë i kanë kërkuar llogari ish-ministrit të Brendshëm socialist Spartak Poçi, për disa arrestime të bashkëpunëtorëve të Aldo Bares, të njohur si njerëzit që kishin mbështetur gjithë drejtuesit e PS-së, nga kryetari e deri tek anëtarët e Këshillit Drejtues. është përmendur shpeshherë në gazetën “55” fakti se Arta Dade, ditën e 11 tetorit 1999 - ndërsa PS-ja zhvillonte Kongresin e saj dhe policia pretendonte se shkatërroi bandën e Aldo Bares - mundësoi lajmërimin dhe ndihmesën për nxjerrjen nga Tirana, pa probleme nga policia të të shumëkërkuarit të njohur si kreu i “Bandës së Lushnjës”. Pikërisht, në 11 tetor 1999, u bënë disa arrestime në Lushnjë, por edhe në Tiranë. Jo vetëm kaq, por një person u arrestua edhe në sallën e Kongresit të PS-së, ku ai ishte si delegat i Lushnjes.Ndërkaq është e interesante të vëresh sjelljen e një politike “dadiste” që partia më e madhe opozitare, sidomos kur nuk është në duart Edi Ramës. Amorfizmi që kaplon PS në mungesë të liderit suprem shpirtëror ngjan me atë gjarprin pa kokë që lëviz sa para-prapa, pa ditur se ku po shkojnë dhe çfarë po bëjnë. Paqartësia politike u ka shkaktuar shumë aksidente gjatë ri-formulimit të aksionit të tyre politik. Në këtë apati, vetëm Sekretarja me Marrëdhëniet me botën Arta Dade pa largpamësinë dhe kuptoi se duhej të shkonin në Strasburg, por jo për të kërkuar ndjesë (që do të ishte e nevojshme) ngase fakset, letrat dhe telefonatat e shumta ishin aq të bezdisshme sa edhe të pakuptueshme për klasën politike të europarlamentarëve; kurse prania e Arta Dades dhe e Taulant Ballës ishin në Strasburg vetëm për të anuluar veprim e deputetëve të LMN-së nëpër takimet e ndryshme që kanë pasur dje në selinë e asamblesë së BE. Mirëpo për ta kapur me gjerësisht problemin është se zhvillimi i identitetit femëror në politikë shqiptare sa vjen dhe behet me “interesant” për shkak të androgjinisë politike që Edvin Ramës përdor për të bërë paksa politikë, dhe çdo gjë tjetër është një surplus prodhimi hartimesh bajate. Sidoqoftë, striptizmi politik që po bën PS me faktorët ndërkombëtarë do ta izolojë edhe më shumë në planin e marrëdhënieve me jashtë. Ndërkombëtarët në koherencë në qëndrimet e tyre po vazhdojnë t’i tërheqin veshin aradhës së Edvin Ramës për bojkotin. Kjo dihet që do ndodhte pavarësisht kush e bënte bojkotin apo ca arsye/kushte nxirrte, aq më tepër tani që Shqipëria u integrua në strukturat atlantike të Nato-s dhe po përmbush kushtet për t’u integruar sa më shpejt në Europë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›