E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama vazhdon të qëllojë politikisht me fishekë manovre

S’pushojnë parullat e opozitës kundër vendit të tyre. Nga kufoma politike Dokle, ai që i nxori historinë e mollës së papjekur Evropës, u shpik një tjetër. I dërgohet Strasburgut letër anonime. Të mësuarit me artin e prapaskenave dërgojnë letra anonime dyerve të botës. Për inat të qeverisë. Për inat të sime vjerre, thoshin plakat tona në jug, shkoi nusja me millonanë”. Një mënyrë që tek ne e përdorin laviret e zemëruara me vjehrrat që u kishin shkoqitur historitë e tyre të turpshme burrave të fisit. Nusja e bërë dru nga fjalët e vjehrrës ikën nëpër natë te shtrojeja e millonait.çfarë qëllimi kishte letra e fundit e dërguar tek socialistët nga PS dhe e nënshkruar nga Dade? I lexueshëm qëllimi: Kredencialet e vendit të ngrijnë. Përpjekjet e E.K.Rama për të ndalur hovin e këtij vendi nuk kanë kufi. Ato që dëgjoni se opozita është e angazhuar për këtë vend janë domate sere, që pjekin “fermerët e PS”, brenda serrës së selisë rozë. Të gjitha gënjeshtrat e tyre përfundojnë një ditë keqazi. Ajo që hapatazi lexohet është fytyra e vërtetë e opozitës. Askush nuk e kishte menduar se opozita do të arrinte deri këtu! Ishin lajthitjet tona dhe ato mediatike që mendonin se opozita ka disa kërkesa dhe vetëm kaq. Tash duhet qartësuar synimi dhe ndërkaq duhet të të kaplojë dëshpërimi, për greminën e  ku është rrëzuar opozita shqiptare. Opozita shqiptare ka shpalosur një platformë të sajën që fare mirë mund të quhet udha ose kahu i kundërt nga bien rrugët e integrimit të vendit. Një bari që ruan dhentë diku në majë të Tomorit pyet: “nuk e di opozita se kështu dëmtohet vendi i saj?” Përgjigja ime është se ajo e di dhe veprimet e saj i kryen me koshiencë të plotë. Po të gjykoni thëniet ca ditë përpara se viti 2009 të shkurtonte urët, kur lideri i saj tha se në janar do të rikthehej. Dhe vërtet u rikthyen me letrat anonime drejt socialistëve europianë për ta bllokuar vendin e tyre. Tre muaj më parë Ramiz Alia tregoi një histori se ia kishte punuar Hrushovit kur shkoi në Moskë që nuk doli nga salla derisa ai futi pastrueset dhe ndërroi sallën, më kujtohet tani si një vegim që nuk është gjë tjetër veç letra e socialistëve shqiptarë kundër vendit të tyre.Sa Ramiz Ali paska ky vend, që të gjithë veprojnë kësisoj si ai për ta penguar ku të mundin dhe sa më shumë? ç’janë këta fishekë manovre që hedh Edvin Rama dhe përse i hedh, kur e di që përfundimi i tyre është në hirin e zjarrit. Duke treguar për platformën e opozitës që është betuar të mos shkelë kuvendin e popullit duhet qartësuar mirë sepse nuk është thjesht nuk shkojnë në kuvend, por lëvizjet e tyre tash zbardhen së fundi me aktin se duan të ndezin një zjarr të djegur kë të mundë dhe ku të mundë. çfarë quhet në zhargonin popullor kjo lëvizje e opozitës përveçse diçka jo dashamirës karshi vendit të tyre. Dhe të paturp siç janë deputetet sallatorë sere që gdhihen tek mikroni i sallës rozë shfaqen se fajin e paska Topalli. E bënë dobiçin dhe kur në derë u mbeti, kërkojnë fajin t’ja hedhin gjitonit. Problemi qëndron se pas kësaj selie qëndron një makineri e madhe mediatike që bluan nga mëngjesi deri në darkë shpifje, gënjeshtra e mashtrime. U gëzuan të gjitha mediat kur ngrinë kredencialët dhe titujt e revistave TV dhe gazetave ishin të njëjtë, ngrijnë kredencialet e Shqipërisë në KiE. Me çfarë gëzimi e japin lajmin sikur në mes të ishte Serbia. Sa është sasia e parave që është hedhur për të varrosur një qeveri legjitime që fitoi zgjedhjet e fundit në verën e vitit të shkuar. Sa llogari bankare kanë mbyllur pronarët e firmave ndërtuese për llogari të medieve që do të bëjnë punëne shjetanziut kundër qeverisë . Por ka një personazh kryesor dhe frymëzues në këto punë .Kryetari i PS është ai që e përdori dhe po e përdorë opozitën si belciku i merhumit Shefqet ,që na paskish  kënduar  vence .Ky burrë që përdori edhe nënën e vet për të ngritur padi kundër kryeministrit, përdor gjithë grupin parlamentar që nga sabahu deri në muzg si rojtarët e bostaneve një trupë e gatshme ushtarake për të dhënë një përgjgije kur në të tilla raste janë zëdhëneset e partisë. Iluzioni që i shkon nëpër tru kreut të opozitës është një vegim ku nuk ka kurrfarë drite dhe shpresa ka vdekë qëkur. Dhe ndërkaq thur letra, historitë e atyre na drithëronin në regjimin e babait të tij kur shkruesit anonimë shkruanin çdo darkë letrat drejt kancelarive të partisë e të shtetit. Veç është një udhë ku gomonja e Edit ka marrë ujë, nëse është në tokë gomari i ka shaluar praptazi, është koha që të shpëtojnë një orë më parë nga Edvini nëse nuk duan të përfundojnë në fund të steres ose në ndonjë greminë ku t’i ketë vërvitur varvati....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›