Socialistët europianë, shuplakë Edi Ramës për bojkotin

Pas refuzimit të letrës së turpshme për pezullimin e Shqipërisë nga KE-ja, socialistët evropianë kanë dënuar zyrtarisht qëndrimin e grupit të Edi Ramës, duke e quajtur bojkotin e tij, si një vendim të rrezikshëm, kontradiktor dhe që sipas precedentëve të shkuar, do të sjellë vetëm në një dështim të plotë politik Socialistët europianë dënojnë njëzëri bojkotin parlamentar të socialistëve shqiptarë. Në një takim të zhvilluar në Strazburg me përfaqësues të Partisë Socialiste të Shqipërisë, mes të cilëve edhe deputetja Arta Dade, grupi parlamentar socialist i Asamblesë së Këshillit të Europës e ka cilësuar të pakuptimtë, qëndrimin e Edi Ramës i cili ndërkohë që njeh rezultatin e zgjedhjeve të qershorit, nuk pranon të hyjë në Kuvend.Deputeti polak Ivinski Tadeusz ka deklaruar se bojkoti është i rrezikshëm dhe vendim kontradiktor. “Duke mos shkuar në parlament, ju nuk bëheni pjesë e delegacionit të KiE ndërkohë që e majta shqiptare sa vjen dhe po bëhet më e copëzuar. Partia Socialiste e Shqipërisë ka ndërruar shpesh kryetarë vitet e fundit dhe e majta shqiptare po bëhet gjithnjë e më e copëzuar”, tha ai.Deputeti laburist Den Mac Shane ish-ministër shteti për Europën ka sjellë si shembull analog rastin e ish-kandidatit për president të SHBA për ta krahasuar me Ramën.“Më duket sikur po dëgjoja ish presidentin Al Gore, kur ankohej për republikanët dhe Bushin. Ne e dimë të gjithë, që ankesat e tij nuk gjetën mbështetje. Bojkoti nuk është mënyra me të cilën punohet në Europë, duke kundërshtuar rezultatin dhe mos pranuar humbjen. Rama është tepër kontradiktor kur thotë se e pranoj rezultatin, por nuk hyj në parlament”, tha Mac Shane i cili vlerësoi qëndrimin e Blushit dhe Islamit dhe i bëri thirrje t’i jepet fund bojkotit dhe socialistët të kthehen në parlament. Ai tha se nëse Rama është kaq i zoti të hyjë në garën e ardhshme dhe të fitojë, sikur se bëri dhe Berisha pas 8 vjetësh në opozitë. Ndërkohë deputeti estonez Saar Indrek, vëzhgues i asamblesë parlamentare të KiE në zgjedhjet e 28 qershorit ka deklaruar se vlerësimi për numërimin e keq ose shumë të keq në 1/3 e qendrave të numërimit, nuk është i saktë. “Vlerësimi për numërimin e keq dhe shumë të keq në 1/3 qendrave të numërimit nuk është i saktë, pasi është verifikuar se kjo ka patur të bëjë me gabime burokratike, por jo me numërimin e votës. Partia Socialiste nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje pas atyre parlamentare”, u shpreh ai. Qëndrimin e ashpër që socialistët europianë kanë mbajtur në lidhje me bojkotin e Partisë Socialiste Shqiptare e ka konfirmuar dhe deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, e cila është pjesë e delegacionit parlamentar në Asamblenë e Këshillit të Europës.“Sot grupi i deputetëve të ardhshëm të Partisë Socialiste i kryesuar nga Dade, Balla dhe Ahmetaj, kanë pasur një seancë dëgjimore nga ana e përfaqësuesve të socialistëve evropiane në Asamble. Mesa është informuar, qëndrimi i mbajtur nga socialistët kam qenë mjaft i rreptë. Kanë bërë thirrje për hyrjen në seancë kolegët britanik, polakë, të cilët kanë theksuar se bojkoti është një akt i rrezikshëm për vendin, ndërsa qëndrimi i socialistëve tërësisht kontradiktor, pasi nga njëra anë kërkon ngritjen e një komisioni për hetimin e zgjedhjeve dhe nga ana tjetër nuk hyn në parlament. Ndërkaq pavarësisht qëndrimit kundërshtues të parlamentarëve socialistë, deputetja socialiste Arta Dade ka ripërsëritur qëndrimin e kryesocialistit Rama për të vijuar me bojkotin.Këtë Dade e ka konfirmuar edhe vetë. Ajo la të kuptohet se do të hyjë në parlament për të bërë të vlefshëm mandatet dhe më pas do të vijojnë sërish bojkotin. Ndërkaq në mbledhjen e grupit socialist në Asamblenë Parlamentare të KiE u diskutua dhe për draft raportin për Shqipërinë dhe draft rezolutën, të cilat do të votohen sot pasdite në seancë plenare. Arta Dade, e dërguara e Edvinit në Strasburg, ngel në klasë - Merr një lumë kritikash për mënyrën e orientimit politik të PS/Arta Dade ka bërë një dalje të shëmtuar dje në media, teksa ka mohuar të vërtetën e seancës dëgjimore me socialistët evropianë në Asamblenë Parlamentare të KiE. Grupet e majta evropiane, kritikuan përfaqësuesen e PS, për metodikën e ndjekur nga kryetari i partisë, Edi Rama dhe mbështetjen e dhënë nga grupi parlamentar socialist. Socialistët evropianë dënon bojkotin e parlamentit, duke apeluar zyrtarisht përmes Arta Dades, ndërprerjen e bojkotit dhe kuadrimin e PS në linjën politike parlamentare. Ata konsideruan të domosdoshëm bashkëpunimin mes palëve, duke e konsideruar këtë si të vetmen mundësi, për të afruar Shqipërinë me sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian. Por, ajo që u përcoll në media nga Arta Dade, shkonte gjithçka në krah të bojkotit dhe mos njohjes së institucioneve të dala nga zgjedhjet e 28 qershorit. “Ne jemi në Asamblenë Parlamentare të KiE, për diskutuar rreth opsioneve që ka ofruar Asambleja parlamentare, përmes komisionit të monitorimit dhe raporterëve, përmes draft-rezolutës dhe draft-raportit, lidhur me funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, të cilat do t’i paraqiten Asamblesë Parlamentare nesër për diskutim. Padyshim që është një dokument i arrirë dhe që ofron nismën për zgjidhjen e krizës, të cilën ne e kemi mbështetur edhe përmes deklarimeve të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kërkojmë që të plotësohen ato kushte që PS i ka bërë tashmë prezent në mënyrë që të kemi një zgjidhje të krizës dhe një funksionim të rrjedhës normale të politikës në Shqipëri”, u shpreh Dade, ndërkohë që përfaqësuesi i Britanisë së Madhe dhe ai i Estonisë, i kërkuan llogari lidhur me bojkotin e Kuvendit, pasi fare mirë pretendimet për zgjedhjet mund të ngriheshin në sallën e Kuvendit. Pikërisht këtë moment, Dade e ka evituar, duke raportuar vetëm diskutimet që lidheshin me kërkesat e ngritura. Pavarësisht raportimeve tendencioze dhe duke maskuar të vërtetën, Arta Dade, duket qartë që nuk i realizon siç duhet detyrat e caktuara nga Rama, teksa këtë herë ajo ka ngelë në klasë veten dhe urdhërdhënësin......