E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komenti/Ironia si konsum politik

Vetë fakti se të shprehurit ironik kërkon aparaturë metaforike, dëshmon ikjen nga të qenët real-politik, t’i ikësh gjuhës diskurzive, të futesh në simbolikë, të kategorizosh një situatë ndryshe nga si shihet ajo në opsionin realist. Realiteti politik nuk mund të kamuflohet me fjalë të cilat e zbukurojnë situatën drastike politike ose e ndryshojnë përmbajtjen e kësaj situate. Ky lloj komunikimi (ironik) është një fakturë shumë e qartë propagandistike: të propagandojmë diçka që është ashtu si nuk e shohin qytetarët, dhe ata pastaj të bindën se nuk e kanë kuptuar drejt atë që e kanë parë konkretisht me sytë e tyre. Opinioni është perceptor i situatës, e jo receptor. Nuk ekziston metoda e politikëbërjes kolektive, prandaj është propaganda që përpiqet të përvetësojë sa më shumë kolektivitet përqindjeje të opinionit, të cilit ia prezantojmë një realitetit që deformohet me fjalët ironike, të cilat e shndërrojë folësin nga pozita inferiore e tij, në një pozitë superiore, por që realisht nuk është e vërtetë, nuk është asnjë pikë reale. Politikanët e suksesshëm do të flasin ashtu si mendon opinioni, sidomos kur ai ballafaqohet me realitetin, në raste të tjera del dhe kuptohet pothuajse politikani po ia ndërron “mendjen” opinionit, i cili “nuk merr vesh gjë” nga strategjia diplomatike, nga politikat “e mëdha” botërore. Ta thuash të vërtetën në një situatë ad acta, atëherë je politikan që flet me gjuhën e opinionit, ke menduar çka mendon edhe opinioni, pos nëse duam që ta instrumentalizojmë opinionin me dëgjueshmëri të padobishme, atëherë kjo dëgjueshmëri prolongon situatën e krizës, njëherësh duke mos ofruar opsione të zgjidhjes së krizës. Ka politikë “me rrotulla”, por dihet cilës kategori sistemore politike i përket ajo! Cili sistem e ka prodhuar realitetin sipas nevojave të politikës, e ka prodhuar lajmin e mirë, e ka premtuar qëllimin që arsyeton mjetet e veprimit edhe kur ato janë fatale në të keqen e popullit? Tashmë nuk ka dyshim se me çfarë programi komunist politik ka ushtruar pushteti i shteti të Serbisë i quajtur UNMIK këtu në Kosovë! Pra, paraqitja e realiteti në optikën optimiste, se nesër do të bëhet mirë, nëse natyrisht ne pranojmë të jemi “të mirë” dhe të “dëgjueshëm” dhe t’i zbatojmë të gjitha politikat (standardet) që për çdo ditë e më tepër kanë shkatërruar Kosovën. Kjo është metoda e politikëbërjes honekeriane, dhe tashmë as Rusia e as aleatët e saj nuk po e fshehin qëndrimin që kanë ndaj Kosovës, siç e kanë fshehur që dhjetë vjet duke e prezentuar administratën si krijuese procedurale të pavarësisë së ardhshme të Kosovës. Nëse dhe vasalët tashmë janë bindur se i ka zbuluar dhe demantuar shkelja që i bëjnë ata Kushtetutës së Kosovës, atëherë me çfarë arsye edhe ne politikanët shqiptarë të vazhdojmë t’i kamuflojnë këtë situatë. Këshilli i Sigurimit tashmë nuk po fsheh llojin e statusit politik të pavarësisë së Kosovës, nuk e ka fshehur kurrë, por e fshihte media e Kosovës, ajo pjesë e saj që është nën diktatin e “pushteteve”. Njëherë thoshin se nuk e kishin të qartë rikonfigurimin, tash thonë se e kanë të qartë fare, refuzojnë 6 pikat, por duke qëndruar duarkryq, të pamundur, si thonë. Pse atëherë faktori i brishtë politik i Kosovës të vazhdojë për t’i paqartësuar qëndrimet e organizatave ndërkombëtare gjatë shkeljes së tyre që i bëjnë sovranitetit të Kosovës? Nëse agresori sulmon dhe shkel sovranitetin e shtetit, nuk mund t’i përgjigjesh me ironi. Por nëse mendon se “gjesti” i agresorit është një kotësi, atëherë duhet pa ironi të dalësh dhe ta dëshmosh se Kosova është e pavarur sipas Kushtetutës dhe atë ta bësh me realizëm politik, ta dëshmosh se kjo është e vërtetë që shihet në terren, në realitet.“Bota sot”...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›