Arta Dobroshi: S’ka asgjë të keqe se më dolën të pasmet
TIRANE - E ftuar në studion e emisionit “Pasdite në Top Channel”, aktorja e lindur në Prishtinë tregoi se hyn brenda rolit sapo merr skenarin në dorë: “Që kur marr një skenar dhe deri tek xhirimi, unë mendoj pa pushim për rolin që më është caktuar. Më pas, kur nis xhirimi, jam gati dhe më vijnë gjërat natyrshëm. Pastaj, për të dalë nga roli më duhet një muaj; pas një muaji e kuptoj se sa shumë kam qenë brenda tij.”
Arta foli edhe për filmin “Lorna’s Silence” të vëllezërve Dardenne, që e bëri të famshme. 33-vjeçarja mësoi frëngjisht brenda dy muajsh për të interpretuar në të: “Të mësosh frëngjisht duhet të jesh e përqendruar. Kam parë muzikë frëngjisht, kam parë filma frëngjisht në shtëpi për dy muaj me radhë. U izolova dhe gjatë gjithë kohës dëgjoja frëngjisht. Unë kështu e kam mësuar shpejt.” Në lidhje me filmin “Tre Botët”, Arta kujtoi se kishte një rol ‘shumë emotiv’: “Kur e kam marrë skenarin e kam pranuar sepse më është dukur rol i mirë që në fillim, por ishte i vështirë dhe gjatë gjithë xhirimit unë kam qeshur shumë pak. Ishte një rol shumë dramatik.” Në filmin ‘Late Bloomers’, aktorja me origjinë kosovare ka edhe një skenë “të nxehtë” me aktorin William Hurt: “Nuk ka asgjë të keqe, janë skena si gjithë të tjerat. Ne ua mbulojmë sytë fëmijëve kur ka skena dashurie dhe i lejojmë të shohin skena të dhunshme lufte. Puthja në film është krejtësisht normale.” Duke folur për konkurrencën në kinematografi, Arta u shpreh: “Besoj se ka vend për të gjithë dhe unë besoj tek ndihma ndaj njëri-tjetrit dhe jo tek konkurrenca. Unë nuk mund t’ia marr vendin dikujt tjetër, sepse mundësi ka për të gjithë.” Kur u pyet se çfarë do të bënte në jetë po të mos ishte aktore, Arta deklaroi: “Nuk e di. E kam pasion aktrimin dhe ndihem mirë me atë që bëj. Nuk e di çfarë mund të bëhesha, por njeriu përshtatet.” Në fund, Arta Dobroshi sqaroi edhe foton që bëri xhiron e botës, ku ajo tregoi më shumë seç duhej në Festivalin e Filmit në Kanë: “Unë nuk e kam kuptuar fare çfarë ndodhi. Ka fryrë erë dhe nuk është fundi i botës, por në show-biz kjo përbën interesanten tashmë. Nuk ka asgjë të keqe, nuk e bëra me dashje.”
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)