Cana në qendër të akuzave Tare: Kritikat, pa lidhje
Lorik Cana ka përfunduar në qendër të kritikave pas ndeshjes me Torinon, të mërkurën në mbrëmje, e përfunduar në barazim 1-1. Kapiteni i kombëtares shqiptare rikthehej si titullar për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Ledezma në sfidën me Fiorentinën, por prova e tij ka qenë vërtet zhgënjyese. Loriku gaboi në mbulimin e Glik te goli i Torinos, ndërkohë që për shumë media, ai duhet të merrte më shumë përsipër në fazën e organizimit të lojës. Një rol, që argjentinasi Ledezma e bën më mirë, ndërsa ashtu si Cana, detyra kryesore është ajo e shkatërrimit të sulmeve kundërshtare. Kritikat ndaj Canës nuk i kanë pëlqyer shumë drejtorit sportiv Igli Tare, që i ka dalë në mbrojtje mikut të tij, duke i quajtur absurde kritikat e shtypit, për një futbollist difensiv dhe që nuk ka për mision të organizojë lojën e Lacios. "Kjo skuadër ka luajtur 3 ndeshje në 6 ditë dhe kjo nuk duhet të nënvlerësohet, - deklaroi Tare. - Ndaj Torinos na mungonin Hernanes, Ledezma dhe Ederson, futbollistë që kanë fantazi dhe dinë të ndërtojnë lojën, por ndërkohë akuzohet Cana që nuk është organizator. Mendoj se kritikat duhet të jenë konstruktive dhe korrekte. Në Firence përshembull, e pamë të gjithë si na humbën pikët, nuk besoj se skuadra mungoi në fushë. Në momentet e vështira duhet të bashkohemi dhe të ecim përpara. Nëse do të kishte hyrë goli i Rokit, tani do të flisnim për një ndeshje tjetër", shtoi Igli Tare. Sipas drejtorit sportiv të Lacios, deri në fund të kampionatit janë edhe 29 javë dhe bardhekaltërit kanë të gjitha shanset për të arritur në Champions League, që mbetet objektivi primar. "Kemi ende kohë për t'i bërë gjërat mirë, por duhet të fitojmë që nga ndeshja e radhës ndaj Katanias", shtoi ish-kapiteni kuqezi.
Cana
Barazimi 1-1 me Torinon nuk i ka pëlqyer as Lorik Canës, i cili nuk e ka fshehur zhgënjimin për këtë rezultat. Ai është rikthyer si titullar për bardhekaltërit, megjithatë paraqitja e tij nuk ishte nga më të mirat, por ndoshta edhe për shkak të kohës së gjatë që ka qenë pa aktivizuar. "Është hera e parë që luajmë me këtë modul ofensiv, me të cilin rrezikon gjithnjë të pësosh gol, - u shpreh Cana. - 20-25 minutat e para ishin shumë të vështira, por në dy-tre raste rrezikuam shumë me kundërsulmin e Torinos, sidomos me Çerçin. Sa për ndeshjen, jemi shumë të hidhëruar, sepse barazuam dhe në fund patëm edhe disa mundësi për të shënuar golin e dytë. Futbollistët që luajtën me Torinon treguan një forcë të madhe karakteri, pasi nuk ishte e lehtë të fitoje këtë ndeshje me mungesat që kishim. Distanca nga vendi i tretë? Kur një skuadër si e jona ka një objektiva shumë të lartë, çdo ndeshje është e rëndësishme dhe duhet të provojmë t'i fitojmë. Për këtë arsye jemi pak të zhgënjyer, jo nga moduli apo mentaliteti. Gabuam disa pasime dhe në mbulimin e futbollistëve, por kjo ishte normale duke parë që luajtëm me një modul të ri", u shpreh kapiteni i përfaqësueses shqiptare.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)