Arta Dobroshi si Angelina Jolie

Aktorja, Arta Dobroshi u nderua me çmimin “Shooting Stars”, një çmim që ndahet për aktorët e rinj më të mirë në Evropë nga “European Film Promotion”.
Arta, përveç çmimit, vëmendje tërhoqi edhe me veshjen. Aktorja kosovare kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi më këmbë të hapur e që ngjason shumë më atë të aktores, Angelina Jolie e cila e kishte veshur gjatë ndarjes së çmimeve ‘Oscar’ vitin e kaluar.
Që kur Angelina e veshi këtë fustan me këmbë të hapur, shumë shpejt ky model u bë shumë i përhapur dhe shërbeu si inspirim për disa yje me famë botërore.
Së fundmi, ishte edhe Jennifer Lopez ajo e cila veshi një fustan të ngjashëm para tri ditësh gjatë ndarjes së çmimeve,’Grammy Awards’ në Los Angelos./Indeksonline/