Zgjedhjet në PD/Luan Hasa zgjidhet kryetar i PD-së për degën e Librazhdit
14-12-2012 / Gazeta 55
UPDATE-Partia Demokratike është në proces zgjedhjesh në të gjitha degët lokale të saj. Kështu, PD zhvilloi dje zgjedhjet për kryetarin e degës së Librazhdit. Mes shumë kandidaturave, ndër to edhe të pritshme, votuesit demokratë i besuan votën e tyre z.Luan Hasa për të ‘qeverisur’ degën e PD-së Librazhd.
Roli i degëve lokale të PD rritet edhe më shumë në prag të zgjedhjeve parlamentare, të cilat pritet të zhvillohen sipas datës së dekretuar nga Presidenti, në 23 qershor 2013-ë.
...