E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, sulm me armë në një shkollë fillore. Dyshohet për 27 të vdekur

14-12-2012 / Gazeta 55

Rreth 27 persona përfshirë 18 fëmijë kane humbur jetën si pasojë e një sulmi në një shkollë fillore në Konektikat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 


Mediat amerikane bëjnë me dije se te paktën  tre persona ndodhen ne gjendje te rende ne spital.


Forcat policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa janë mbyllur të gjitha shkollat përreth. Policia është lajmëruar nga një telefonate anonime. Një dëshmitar ka bërë të ditur për CNN se kishte dëgjuar të shtëna nga brenda ambienteve të shkollë. Fëmijët e shkollës janë evakuuar ndërsa pamjet nga ajri tregojnë automjete të policisë dhe ambulancave në vendin e ngjarjes.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›