SHBA, arrihet marrëveshja mes republikanëve dhe demokratëve
Shtetet e Bashkuara kanë shmangur në limite krizën e borxheve. Demokratët dhe republikanët më në fund kanë rënë dakord për një plan për kufirin e borxheve, I cili në fakt nuk e zgjidh përfundimisht krizën, por e shtyn atë në kohë.
Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se demokratët dhe republikanët në Kongres kanë arritur marrëveshjen për të parandaluar moslikuidimin e borxhit.
Megjithatë, marrëveshja duhet të miratohet nga ligjvënësit në të dyja dhomat e Kongresit Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.
Obama u bëri thirrje ligjvënësve të të dyja partive të mbështesin marrëveshjen për të rritur në 14.3 trilionë dollarë kufirin e borxhit një hap ky që do ti lejonte qeverisë të paguajë faturat e saj dhe të shmangë moslikuidimin.