E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët në ditën e 8 të grevës. ACR: Gati të plotësojmë disa kushte

Minatorët kanë hyrë në ditën e tetë të grevës së tyre të urisë. Gjëndja e tyre shëndetësore është rënduar ndjeshëm, por ata janë shprehur se nuk tërhiqen.

Kreu i Konfederatës së minatorëve, Kolë Nikolla, tha se minatorët nuk tërhiqen, edhe nëse do të sakrifikojnë jetën e tyre.

Ai tha se greva do të përshkallëzohet dhe mund të arrihet deri në mosbindje civile.

Kompania koncensionare e minierës në Bulqëizë, ACR, ka reaguar ndërkohë në lidhje me grevën, duke deklaruar se është gati të plotësojë disa kërkesa.

Kompania shprehet se pavarësisht se minatorët e Bulqizës kanë pagat më të larta krahasuar me minatorët në vend, kompania është e gatshme të rrisë me 20% pagat e minatorëve, të përmirësojë kushtet e punës si dhe të rritë investimet në minierë.

ACR ka thënë se greva duhet të përfundojë sa më parë, pasi minatorët kanë shkelur kontratën kolektive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›