E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohet drejtori i policisë së Shkodrës për një aferë seksuale

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Arjan Bozhaj, është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në një aferë seksuale me sekretaren e policisë.

Një histori e publikuar në rrjetin social Facebook tregon bisedat mes drejtorit të policisë, Arjan Bozhaj dhe sekretares së tij dhe në këtë bisedë është përdorur fjalor i ulët. Strukturat e posaçme po hetojnë për të zbuluar nëse biseda është ngacmim seksual apo trillim.

I fejuari i sekretares publikoi bisedat mes drejtorit dhe sekretares pasi dyshoi se mes tyre kishte një lidhje jashtëmartesore. Njëri prej protagonistëve të këtij skandali ka mohuar gjithshka në lidhje me këto biseda dhe i ka quajtur shpifje

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›