E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arta Dade: Nuk mund të ketë bashkëpunim me LSI-në

Deputetja socialiste, Arta Dade, e ka përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë e një bashkëpunimi me LSI-në, ashtu siç është folur gjatë këtyre ditëve të fundit.

Dade e sheh të pamundur bashkëpunimin me LSI-në, duke e përkufizuar atë si skalion të parë të dhunës.

Ajo tha se është ushtruar presion i jashtëzakonshëm nëpërmjet institucioneve shtetërore, përmes ministrave që LSI-ja ka, dhe porcionit që ka marë në këtë maxhorancë.

Sipas Dades, Berisha u tregua i zgjuar duke vendosur skalonin e e dhunës në rreshtin e parë me përfaqësuesit e LSI-së dhe shtoi se është akoma herët për të përcaktuar koalicionet.

Por me këtë kategori që është ulur ne prehrin e Sali Berishës dhe është bërë mjet për të luftuar të majtën dhe socialistët, nuk mund të bashkëpunosh, tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›