E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, PS nuk do të marrë pjesë në votim

Ky është vendimi i marrë nga grupi parlamentar socialist i mbledhur gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, në Kuvend po mblidhen firmat për kandidatin Artan Hoxha dhe komisioni i Ligjeve po harton raportin për t’ia dërguar Kuvendit.

Në pritje të Presidentit
Tiranë (08:18)– Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot Presidentin e ri të vendit. Kandidati Artan Hoxha, pritet të drejtojë shtetin pesë vitet e ardhshme. Ky kandidat nuk ka marrë konsensusin e opozitës, por gëzon mbështetjen e partive të mazhorancës, asaj Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pritet që votimi të kalojë pa problem, pasi mazhoranca i ka të sigurta 71 votat që kërkon ky raund për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Emri i Artan Hoxhës doli mbrëmjen e shkuar në publik pas dështimit të negociatave midis mazhorancës dhe opozitës. Kandidatura gjeti mbështetjen e partive të mazhorancës.

Ky është raundi i katërt, pas dështimit të tre raundeve të para që zgjedhja e Presidentit kërkonte 84 vota. Deri në raundin e tretë, në garë ishte anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori. Ai dha dorëheqjen nga kandidimi të premten e shkuar pasi nuk kishte gjetur mbështetjen e opozitës. /Start/

                                                                                             2012-06-11 10:02
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›