Artan Minarolli: Kronikë Provinciale, shoqëria shqiptare në tranzicionin postdiktatorial

Filmi i realizuar me skenar të Ylljet Aliçajt sjell një histori sa komike dhe reale
"Kronikë Provinciale" quhet prodhimi kinematografik, i cili vjen si bashkëpunim mes regjisorit Artan Minarolli dhe skenaristit Ylljet Aliçaj. Filmi për të cilën nisën xhirimet gati katër vjet më parë sjell në rolet protagoniste një kastë të njohur aktorësh, që nga Robert Ndrenika, Fadil Hasa, Birçe Hasko, Aleko Prodani, Mirush Kabashi, Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa, Arta Dobroshi, Tedi Papavrami etj. Subjekti i filmit i vendos ngjarjet në qytetin e Beratit. Jeta në këtë qytet mes thashethemeve e përditshmërisë të personazheve, sjell edhe violinistin Tedi Papavrami, si një djalë i cili ka studiuar për pikturë jashtë vendit, në Francë. Filmi i cili është premiera e parë për këtë sezon pranveror ka si producente Loreta Mokinin. Në një konferencë shtypi për mediat regjisori Minarolli, u shpreh i kënaqur për këtë realizim kinematografik. Filmi është një realizim që më pëlqen. Kemi punuar shumë për të dhe mund të them me bindje se ja kemi arritur, cilësoi regjisori. Gjithashtu, në lidhje me bashkëpunimet që ai ka pasur në këtë prodhim kinematografik ai shtoi se duke filluar që nga skenaristi, trupa e aktorëve e kështu me radhë gjithçka ka qenë mjaft frutdhënëse. Skenari më ka pëlqyer që në fillim dhe dua të them se të gjithë ne bëmë çmos që ky skenar të avanconte në zhvillimin kinematografik, theksoi më tej ai. Por premiera e filmit shqiptar erdhi vonë për publikun dhe sipas regjisorit Minarolli ishin arsyet financiare ato që e vonuan premierën e tij. Pas xhirimeve u zgjat disa kohë periudha e post-produksionit për arsye financiare. Xhirimi i filmit u karakterizua nga një frymë entuziaste por që kërkonte dhe më shumë financime Ne jemi munduar shumë për të arritur këtë gjë. Filmi ka tonalitet dhe aktorët janë interesantë, tregon më tej Minarolli. Filmi Kronikë Provinciale vjen me një zhanër komedie, që sipas regjisorit i përshtatet. Ndërsa aktori Fadil Hasa, i cili ishte dje në premierën e filmit u shpreh se: Personazhi im është tamam në gjurmët e vjetra të baballarëve tanë dhe mua më vjen mirë që shqiptarët janë fetarë. Filmi Kronikë provinciale trajton dukuri të rilindjes sociale, shpirtërore e politike të tranzicionit postdiktatorial në një qytet provincial në jug të Shqipërisë, që jeton në thjeshtësinë, në përditshmërinë, në meskinitetin dhe madhështinë e tij. Një kronikë e zhurmshme, një përrallë për tolerancën dhe intolerancën, për pavarësinë e mendimit dhe respektin ndaj tjetrit. Regjisori Artan Minarolli është autor i disa filmave artistikë, mes të cilëve 100% (1994), Plumbi prej plasteline (1995), Nata pa hënë (2001), Kronikë provinciale (2009), Gjallë (2009). Është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare. Pas premierës së filmit Kronikë provinciale, në muajin qershor do të shfaqet edhe premiera e filmit të tij të fundit Gjallë. Violonisti Tedi Papavrami vjen në këtë rol, pasi ka interpretuar një tjetër rol në filmin francez "Lidhje të rrezikshme", përkrah aktores së njohur Katrin Dënëv. Xhirimet e filmit janë realizuar në qytetin e Beratit katër vjet më parë. Ndërsa muzika është kompozuar nga Fatos Qerimi. "Kronikë provinciale" është produksion i "Albimazh"- Loreta Mokini (Shqipëri), "8 et Plus"- Didier Couedic (Francë), "Revolver" - Paolo Maria Spina (Itali), i realizuar me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Fondin e Jugut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës. Filmi "Kronike Provinciale" u prezantua në kinematë e qendrës tregtare Cristal Center . Filmi do të vazhdojë të shfaqet për publikun në ditët në vazhdim nga dy sallat e kinemave.
Provincialët e Minarollit
Premiera e filmit Kronikë Provinciale sjell një ngjarje të një province shqiptare, ku një djalë i ri, i cili është piktor, kthehet nga Franca në shtëpinë e tij. Është pikërisht Tedi Papavrami ai që vesh petkat e këtij personazhi. Menjëherë pasi kthehet në atdhe, në vendin e tij të lindjes, një qytet i vogël do të përballet me realitetin aty, i cili do të ndikojë e do ta përfshijë atë në ngjarjet e tij. Pasi rehabilitohet, ai kërkon që të ushtrojë profesionin e tij, për të cilin ai kishte studiuar jashtë shtetit, atë të piktorit. Por pikërisht këtu fillon historia. Ai përballet me shumë probleme, por e veçanta është se në film gjithçka trajtohet me nota komike. Në të njëjtën kohë ai njihet me një vajzë, (interpretuar nga Arta Dobroshi), të cilën e dashuron por që dashuria e tyre pengohet në shoqërinë ku ata jetojnë. Ndërkohë që pengesat e mësipërme e detyrojnë këtë çift që të largohet nga Shqipëria, drejt një shteti tjetër.
Last Updated on Saturday, 11 April 2009 10:47