E Diel, 1 Nëntor 2026

Koja: Qeveria të strehojë qytetarët në ish banesat e pronarëve

Sekretari për Marrëdhënien me Publikun në PSV 91, Gergji Koja ka bërë publik shqetësimin e tij për strehimin e disa mijëra  familjarëve që jetojnë në banesat e ish pronarëve. Ai ka reaguar ndaj kësaj situate që është përkeqësuar gjatë katër viteve të qeverisjes se PD-se dhe ka vënë në dukje kushtet kur mijëra familje në Durrës, privatizuan shtëpitë e tyre të  ndërtuara nga shteti, duke paguar shuma simbolike, ashtu sikurse ndodhi në gjithë vendin, ne kushtet kur u legalizuan nga kjo qeveri me mijëra banesa informale  në zonën e plazhit të Durrësit apo Shkozetit. Sipas tij është realisht e pafalshme pasi 1200 persona te ngelen pa as nje strehimi. Prandaj, me ardhjen e koalicionit tonë të majtë  në pushtet ka deklaruar Koja, do të hartohet  dhe miratohet
në parlamentin e pas 28 qershorit, ku i gjithë kuadri ligjor do të mundësoj strehimin e këtyre familjeve. PSV 91 gjithashtu, shpreh indinjatën e vet ndaj një akti të shëmtuar dhe të rrezikshëm të goditjes dhe të dhunimit të gazetarit Artur Llanaj. Ky akt dhune i paprecedent është kryer nga familjarët e një doktoreshe të kësaj qeverie në Durrës theksoi Koja. Për fat të keq, vijon ai demokracia në funksion të institucioneve por edhe  te marrëdhënieve të këtyre institucioneve ne vëzhgimin mediatik, vazhdon të përbaltet nga mbeturinat e ish regjimit komunist. Është një përbaltje që lë një shije të hidhur tek qytetarët dhe tek gjithë komuniteti i Durrësit, gjithashtu rrezikon të shtoj edhe dozat e pesimizmit në vëzhgimin e ndërkombëtarëve në lidhje me sfidën e shqiptarëve për tu integruar shpejt në BE. Koja i bën thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhin deri në fund këtë çështje pa e konsideron turp të vërtet një ngjarje të tillë dhe duke shpresuar se një akt i tillë i shëmtuar mos të përsëritet më .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›