Mirësevini në Shqipëri-Welcome to Albania
Shpallen fituesit e konkursit
Në Galerinë Kombëtare të Arteve dje u ndanë 10 çmimet Kartolina më e bukur mes 250 të tilla, të përgatitura nga nxënës të 22 qyteteve të vendit dhe të paraqitura në konkursin kombëtar të kartolinës, Mirësevini në Shqipëri- Welcome to Albania. Fëmijët fitues të kartolinës më të bukur në këtë konkurs janë: Borana Dollanga 14 vjeç nga Elbasani, Mikel Picinane 12 vjeç nga Berati, Earta Joca 9 vjeç nga Tirana, Siner Sakollari 11 vjeç nga Durrësi, Suad Mati 11 vjeç nga Shkodra, Aurel Saliaj 12 vjeç nga Tirana, Adela Shota 15 vjeç nga Fushë-Kruja, Aida Lufo 14 vjeç nga Pogradeci, Elsa Sokoli 14 vjeç nga Kruma (Has) dhe Marjeta Zeneli 11 vjeç nga Tirana. I pranishëm në këtë ceremoni çmimesh ishte dhe Ministrit i Kulturës, Adrian Turku. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Nigda Dako, u shpreh gjatë fjalës së saj për rëndësinë e këtij konkursi. Fituesit sollën në krijimet e tyre natyrën e bukur shqiptare, kulturën zakonet dhe traditat përmes një mesazhi, shkruar me dashuri, ku inkurajojnë bashkëmoshatarët e tyre që të vizitojnë Shqipërinë, theksoi ndër të tjera Dako. Ndërsa kryetari i jurisë, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima cilësoi se: 10 fituesit i kemi zgjedhur sepse kanë sjellë gjëra origjinale dhe nuk kanë imituar të rriturit. Në konkursin Mirësevini në Shqipëri Welcome to Albania morën pjesë fëmijët që e duan artin e pikturës, që kanë talent e pasion dhe sjellin me sinqeritet e fantazi kartolinat e tyre, duke promovuar vlerat kombëtare e kulturore të qytetit të tyre. Ato sjellin në krijimet e tyre natyrën e bukur shqiptare, kulturën zakonet dhe traditat e vendit tonë. Nëpërmjet një mesazhi shkruar me dashuri ata inkurajojnë bashkëmoshatarët e tyre të vizitojnë Shqipërinë për të parë edhe ata këtë peizazh të bukur dhe plot ngjyra që të ofron vendi ynë. Konkursi Mirësevini në Shqipëri -Welcome to Albania, u organizua nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë Tiranë me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Agjencisë Kombëtare të Turizmit, dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë dhe Galerinë Kombëtare të Arteve. Si një institucion i bazuar në zhvillimin e kurseve jashtëshkollore në fusha të ndryshme si pikturë, balet, sport, instrumente të ndryshëm (piano, kitarë, fizarmonikë, violinë etj) aktrim, kanto nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë Tiranë janë planifikuar dhe një sërë aktivitetesh të tjera, të cilat do të zhvillohen në ditët në vijim.