Menaxheria e Qelqtë Adonis Filipi: Vepra me ndjesi poetike dhe provokacion artistik

Drama e autorit amerikan Tennese Williams vjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar
Menaxheria e Qelqtë është drama që pasqyron iluzionet e një realiteti dhe bote të pamëshirshme,e cila sot në mbrëmje dhe nesër do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar. Shfaqja mban autorësinë e amerikanit Tennese Williams. Vepra vjen për publikun me regji të Adonis Filipit dhe skenografi e kostumografi të maqedonasit Blagoj Micevski. Për këtë vepër regjisori ka zgjedhur një staf të njohur aktorësh si: Yllka Mujo, Neritan Liçaj, Arben Derhemi dhe Monika Lubonja. Për veprën regjisori Filipi u shpreh se e kishte bërë këtë përzgjedhje pasi autori i saj të krijon mundësi që të ekspolorosh në dramë. Ajo që të tërheq në vepër, në radhë të parë unë mendoj se ka një lloj formule, ka një lloj ekuacioni. Përgjithësisht dramaturgët që kanë bërë emër, që janë epokalë kanë gjithmonë hapësira për të eksploruar në dramaturgjinë e tyre pastaj vetë poeteka që mbart në vetvete ky autor, vetë problematika mendoj se ka shumë shije në raport për të ardhmen në kohë, tregon regjisori Adonis Filipi. Më tej ai tregon s kjo vepër ka dhe mesazhe për realitetin, që po jeton shoqëria shqiptare në ditët e sotme dhe kjo sipas tij vjen nga problematika që trajton vepra e autorit amerikan Williams. Atje ka dhe shigjetime në raport me vendin tonë. Madje mesazhi i veprës ka konotacion shqiptar. Ka shigjetime shqiptare, sepse vetë problematika që trajton vepra është universale, është e çdo individi, e çdo shoqërie, e çdo komuniteti. Njerëzit nuk duhet të jenë të tërhequr sepse janë të vetë izoluar, por edhe ata duhet të bëjnë një jetë si gjithë të tjerët. Në këtë kontekst vepra fiton dhe shigjetime shqiptare. Ne duhet të jemi të barabartë me njëri-tjetrin dhe secili duhet të jetojë atë që i ka falur natyra. Në këtë kontekst vepra merr çdo lloj mesazhi, por ajo ka dhe një ndjesi shumë poetike që e sjell në kohë veprën, vijon më tej regjisori Filipi. Por të rëndësishme për regjion janë dhe provokacionet artistike në vepër. Ka impulse frojadiane dhe për mua sa më tepër të ketë nga këto impulse, aq më tepër ajo ka shanse që të krijojë provokacione artistike. Unë mendoj që do të kemi një shfaqje dinjitoze dhe serioze, por do të jetë dhe vendimi i publikut dhe kritikës. Vepra është kompetitive jo vetëm nga pikëpamja e realizmit, por dhe nga imazhi regjisorial, si dhe kostumografia dhe skenografia enkas për këtë shfaqje. Unë do të thosha që është një nga rastet e para që në një produksion shqiptar merret një kostumograf dhe skenograf i huaj, shprehet regjisori. Vepra është vënë në shumë skena të botës dhe ajo është pritur mirë nga publiku. Për publikun shqiptar ajo do të jetë dy net me radhë në skenën teatrore. Regjisori Adonis Filipi e ka zgjedhur këtë vepër për të na përcjellë historinë e një familjeje amerikane, ku përmes kujtimeve që sjell ndër mend djali i kësaj familjeje do të ngjitet në skenë historia e një nëne dhe dy fëmijëve të saj tashmë të rritur. Nëna, e interpretuar nga aktorja Yllka Mujo, pas largimit të të shoqit, është fokusuar në gjetjen e një bashkëshorti për vajzën e saj. Në këtë moment, Tomi, i cili interpretohet nga aktori Arben Derhemi, i risjell në vëmendje së motrës ish-shokun e saj të shkollës. Por zhgënjimi i vajzës së familjes, e cila interpretohet nga aktorja Monika Lubonja, ndodh kur ajo merr vesh se ky djalë është i fejuar. Vepra fillimisht u shkrua si skenar filmi në Hollivud. Pjesa u vu për herë të parë në skenë në vitin 1944 në Çikago. Por temat që ajo trajtonte bëri që ajo të vlerësohej një vit më vonë me çmimin e rrethit të kritikës në Nju Jork. Ndërkohë që gjashtë vite më vonë ishte regjisori Irving Rapper, i cili mbi subjektin e veprës "Menaxheria e qelqtë" realizon një film televiziv. Vepra nga autori i madh amerikan janë vendosur dhe më parë në skenën teatrore shqiptare, duke marrë vlerësimin e publikut. Shfaqja vjen si produksion privat i kompanisë teatrore Art Blu.
Drama amerikane në skenën shqiptare
Lora Uingfild një vajzë 24 vjeç ka lindur me një defekt fizik. Jeton me te ëmën Amandën dhe vëllain, Tomin. Babai e ka braktisur familjen. Nëna me karakterin e saj përpiqet të ruajë dinjitetin e familjes. Mjerisht, ende jeton me ëndrrat e së kaluarës duke besuar se gjithnjë ka mbetur bukuroshe e adhuruar e një kohe që kishte ikur. Lora nga ana e saj është tërhequr dhe është e mbyllur në botën e saj pasive, të vetmuar dhe intime ku koleksioni apo menaxheria e figurave të qelqta të kafshëve, është bërë kënaqësia dhe zbavitja me e rëndësishme e jetës. Tomi punon. Ai shkruan poezi dhe ëndërron për kinemanë dhe botën e spektakleve, duke u përpjekur për një jetë më të mirë. Ndonëse përpiqet për një jetë më të mirë është i lodhur nga puna si dhe nga përkujdesja e pashmangshme por edhe e mërzitshme për të ëmën dhe te motrën, të cilat jetojnë në boten e trilluar të ëndrrave. Një ditë prej ditësh e ëma i thotë Tomit që të ftojë për darkë një shokun e tij të punës, për tu njohur me Lorën. Mirëpo vetëm pas disa çastesh del në shesh se Lora e njihte Xhimin që nga shkolla e mesme, për më tepër ajo e kishte adhuruar dhe dashur atë në heshtje. Xhimi vëren se Lora është një vajzë e turpshme. Ai rropatet ta këshilloi e ta bindë Lorën se ajo duhet të ketë më shumë besim në veten e saj. Tek Lora zgjohet ëndrra për të cilën ajo kishte jetuar këto vite. Xhimi i tregon që ai është i fejuar me Betin, largohet. Në këtë pikë Lora merr vendimin për tu përballuar me vështirësitë dhe realitetin e jetës. Kompleksiteti, kjo dukuri sa individuale dhe universale e bën këtë vepër përherë bashkëkohore. Një fatkeqësi rëndon mbi çdo veçori fizike dhe individuale. Kështu vepra fiton një motiv social në nëntekstin e vet. Njeriu se duron dot firon e çasteve që i takojnë dhe që s'i merr, se humbjet duhet te rikuperohen ,duke mos pasur humbje të reja.