FER-i kërkon zgjedhje të reja

Nga Express më 30 dhjetor 2010 në ora 11:01
Partia Fryma e Re (FER) kërkon proces të ri zgjedhor, i cili do të zhvillohet pas miratimit të një ligji të ri zgjedhor, pastrimit të listave të votuesve, me vëzhgues statikë vendorë e ndërkombëtarë.
FER-i gjithashtu thekson se për organizimin e procesit të ri zgjedhor duhet tu jepet institutcioneve përkatëse koha e mjaftueshme.
FER-i e ka cilësuar si domosdoshmëri për të ardhmen ndjekjen penale të gjithë atyre që manipuluan me votën.
Në deklaratën e kësaj partie theksohet se "koalicionet e brishta, të dala nga vota e manipuluar nuk mund ta udhëheqin Kosovën në këtë fazë të rëndësishme, kur po cenohet edhe integriteti territorial dhe kur po rrezikohet edhe siguria ekonomike e vendit".