Ujkani në TOP 11

Pas paraqitjeve të shkëlqyera gjatë këtyre muajve, portieri i Kombëtares shqiptare është përfshirë në formacionin më të mirë të Serisë B në gjysmën e parë të sezonit.
Top 11 është publikuar nga e përditshmja sportive në Itali, Gazzetta dello Sport, duke u bazuar të mesatarja e votave që futbollistët e 22 skuadrave të këtij aktiviteti kanë marrë për performancën e tyre në secilën prej 20 ndeshjeve.
Në portë nuk mund të ishte askush tjetër veç Ujkanit, i cili është një prej pikave më të forta të Novarës.
Ndërsa në shumë ndeshje ka rezultuar vendimtar me ndërhyrjet e tij, duke marrë vlerësimet maksimale nga specialistët e futbollit.
Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme këtë sezon, Palermo po mendon seriozisht ta rikthejë në skuadër për t’i besuar fanellën me numrin 1.