E Diel, 1 Nëntor 2026

Artefaktet kthehen deri në fund të vitit

Një ekip treanëtarësh i Ministrisë së Kulturës do të qëndrojë të mërkurën në Gjermani, ku, sipas fjalëve të zyrtarëve të kësaj ministrie, do të kenë një takim me Ministrinë e Shkencave dhe të Arteve, në Essen, për të diskutuar mundësinë e kthimit të artefakteve të trashëgimisë sonë në vend.

Nëse çdo shkon siç është planifikuar, artefaktet që gjatë viteve të pasluftës ishin kontrabanduar me qëllim të shitjes atje, do të mund të ktheheshin shumë shpejtë.

Këtë mundësi për gazetën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Artan Behrami, sipas të cilit, kjo çështje është hapur vazhdimisht në takimet që ministri Hoxhaj ka pasur me zyrtarë gjermanë, siç ishte rasti me ministrin e Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.

Rrjedhimisht, Behrami sqaron se MPJ do të ndihmojë në realizimin e gjithë procesit të kthimit të artefakteve në vend, që do të duhej të përfundonte deri në fund të vitit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›