E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piktori Etemi ekspozon në Shkup

Në Librarinë e Çarshisë së Shkupit u hap ekspozita me piktura e piktorit akademik Rejan Etemi. Rejan Etemi ka realizuar dy ekspozita personale në Prishtinë dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete dhe koloni ndërkombëtare.

Ai është në prag të magjistraturës në Universitetin e Prishtinës, dega e pikturës. Në këtë eveniment morën pjesë personalitete nga jeta kulturore, si përfaqësues nga ambasada e Shqipërisë, ambasada e Kosovës etj.

Ekspozitën e piktorit Etemi e hapi ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku, i cili duke folur për artin që e bën Etemi, në mes tjerash, e vlerësoi lartë punën e tij, duke thënë se ky piktor do të jetë shumë i suksesshëm dhe se beson në punën e tij.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në fjalën e tij përshëndetëse tha se ndjehet i privilegjuar që merr pjesë në ekspozitën personale të një artisti që vepron në Prishtinë, vjen nga Tetova, ndërsa ekspozon në Shkup.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›