Artet, kriteret e reja te konkurseve
Luljeta Ndoka
Akademia e Arteve ka shpallur kriteret e reja per kete vit, per konkurset e vlefshme per te filluar vitin akademik 2009-2010. Nje sere risish vihen re ne konkurs, aq me teper qe ai do te zere 100 per qind te vleresimit, me heqjen e provimeve me zgjedhje per kete kategori konkurrentesh. Kriteret jane ndare sipas tre fakulteteve, ai i Muzikes, Arteve te Bukura dhe Fakulteti i Artit Skenik.
Muzika
Kriteret e konkursit te pranimit ne Fakultetin e Muzikes, per vitin akademik 2009 - 2010 jane te ndara sipas specialiteteve Muzikologji dhe Pedagogji Muzikore. Keshtu, konkursi i muzikologjise zhvillohet ne dy faza. Moskualifikimi ne fazen e pare, i heq te drejten konkurrentit te kaloje ne fazen e dyte. Vleresohet i kualifikuar ai student, i cili ne proven e Harmonise dhe Solfezhit fiton 20 pike nga 60 pike te mundshme. Sikurse e parashikon rregullorja, faza e pare seleksionuese perfshin provimin me shkrim ne disiplinat Solfezh dhe Harmoni1. Keshtu, prova e Solfezhit permban: Diktat ritmik ne meter dysh dhe tresh (meter i thjeshte dhe i perbere), ku perfshihen figura deri ne perdorimin e vleres gjashtembedhjeteshe, diktat melodik me nje ze ne kufijte e harmonise tonale, pasuruar me shmangie dhe modulacione te grades se pare, diktat melodik me dy zera me nje nivel te lehte veshtiresie, brenda kufijve te harmonise tonale dhe identifikim, permes degjimit te kuintakordeve e septakordeve dhe permbysjeve te tyre. Vleresimi maksimal per kete prove eshte 30 pike.
Artet e Bukura
Konkursi per seleksionimin dhe perzgjedhjen e kandidateve te rinj ne Fakultetin e Arteve te Bukura, do te zhvillohet sipas kritereve te meposhtme: Konkursi do te kete dy faza ose thene ndryshe, dy boshte kryesore: Pune Praktike ne Atelie dhe testim teorik. Puna Praktike ne Atelie do te zhvillohet 2 dite nga 5 ore, tema e vepres do te jete studim nga natyra (Figure Njeriu), dimensioni i vepres: 70 x 90 cm, ndersa lloji i vepres: Vizatim ose Pikture (per kandidate te Piktures), Vizatim ose Skulpture (per kandidate te Skulptures). Ne te gjitha ateliete e shkolles, ku do te zhvillohet testimi praktik i kandidateve per studente, do te kete model te vendosur (figure njeriu). Studentet do te prezantohen me modelet dhe me pas ata do te vetevendosin: Cilin model zgjedhin, menyren se si kompozojne dhe mjetin me te cilin realizojne vepren. Ne ndryshim me konkurset e meparshem, ne rastin konkret modeli i propozuar (figure njeriu) para studenteve, sherben si shkak qe ata, ne menyre te ndergjegjshme te pozicionojne me qarte nje qendrim individual te shprehjes.
Arti Skenik
Kandidatet e specialitetit Aktrim, duhet te interpretojne perpara komisionit: Tregim, poezi, monolog ( i zgjedhur nga vete kandidati konkurrues), monolog nga dramaturgjia klasike boterore si Rasin, Kornej, Molier, Shekspir etj., nje fabul ose anekdote, njohuri mbi letersine dhe teatrin shqiptar dhe ate boteror, si dhe njohuri mbi kinematografine shqiptare dhe boterore. Per specialitetin Regjisure, gjate zhvillimit te konkursit kandidatit i kerkohet nga komisioni: Hartimi i nje skice platforme regjisoriale, mbi bazen e nje pjese dramatike qe caktohet aty per aty nga komisioni ( tema, konflikti, personazhet, dekori, imazhi regjisorial etj.), testim mbi formimin e pergjithshem kulturor ne fushen e teatrit, dramaturgjise, filmit, letersise ne pergjithesi, arteve figurative etj., si dhe interpretimi i materialeve te meposhtme: Monolog, tregim dhe poezi.
Deget dhe fakultetet ne Akademine e Arteve
Fakulteti i Muzikes:
Muzikologji
Pedagogji Muzikore
Artet e bukura:
Pune Praktike ne Atelie
Testim teorik.
Arti Skenik:
Aktrim
Regjisure
Skenografi-kostumografi