E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, proteste per ujin e pijshem

Durres- Banoret e zonave periferike ne qytetin e Durresit, kane protestuar per mungesen e ujit te pijshem gjate diteve te fundit. Zonat e Spitalles, Porto Romanos dhe Plazhit, kane pasur mungesa te theksuara te ujit per nje defekt qe duket se eshte shkaktuar nga mos furnizimi me energji elektrike i stacionit te pompave ne Fushe-Kuqe. Banoret e Spitalles kane qene te paret qe dolen ne proteste rreth mesdites se djeshme ne afersi te shkolles 9-vjecare "Naim Babameto". Ata kane kerkuar furnizimin me uje te pijshem, nderkohe qe per rreth nje ore kane mbajtur te bllokuar rrugen qe shkon nga Durresi drejt Porto Romanos. Banoret me bidone ne duar, jane shprehur se ka rreth nje jave qe uji i pijshem ka munguar ne shtepite e tyre. Edhe ne rastet kur uji ka ardhur, ai eshte nderprere shume shpejt, gje qe ka bere, qe banoret te mos kene mundesi per marrjen e masave ne mbushjen e depozitave apo rezervave te tjera. Zona e Spitalles, ne drejtim te Porto Romanos, eshte me problematike ne furnizimin me uje te pijshem, se bashku dhe me pjesen me te madhe te zones informale te ish-Kenetes. Ne lidhje me problemin ne fjale, drejtues te ndermarrjes se Ujesjelles-Kanalizimeve ne Durres kane fajesuar KESH-in, per vonesen ne riparimin e defektit ne nenstacionin elektrik ne Fushe-Kuqe. Ne kete vend, aty ku ndodhet stacioni i pompimit per thithjen e ujit nga puset dhe dergimin e tij ne depot ne afersi te Durresit, gjendet nenstacioni qe eshte ngritur enkas per furnizim. Defekti qe ka ndodhur para disa ditesh ne kete nenstacion, ka mundur te riparohet vetem gjate dites se djeshme dhe ky ka qene shkaku qe uji ne Durres ka qene me pakice. Drejtori i ndermarrjes se "Ujesjelles-Kanalizime sh.a", Agron Islami, eshte shprehur se, "kemi qene te detyruar qe ta perdorim me kursim ujin qe kemi pasur rezerve ne depot tona, sepse gjate diteve te fundit nuk ka ardhur fare uje nga stacioni i pompimit ne Fushe-Kuqe, per shkak te avarise ne nenstacionin qe gjendet ne kete vend". Mungesa e ujit ka bere qe Ndermarrja e Ujesjellesit te shikoje me prioritet institucionet e rendesise se vecante ne raste te tilla, sic jane; spitalet, kopshtet dhe cerdhet.

Por zonat rurale te Durresit, duket se brenda ketij viti do ta kene te zgjidhur problemin e furnizimit me uje te pijshem. Megjithese pjesa me e madhe e Kenetes, Spitalles dhe Porto Romanos nuk kane rrejt, drejtori Agron Islami shprehet se, "javen qe vjen do te filloje puna per zbatimin e projektit me vlere 1,5 milione dollare per shtrirjen e kanalizimeve ne pjesen e mbetur te Kenetes". Behet fjale per shtrirjen e ketij investimi nga skolina 6 deri ne 12, me ane te nje tubacioni me diameter 200 mm. Zona e Kenetes pak nga pak eshte duke marre nje forme tjeter, fale edhe investimeve qe jane bere nga KESH-i ne rehabilitimin e kabinave elektrike te vjetra, vendosjen e shtyllave, rrjetit te sigurt per furnizimin me energji elektrike dhe shtrimin dhe asfaltimin e rrugeve kryesore dhe atyre lidhese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›