E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyti gruan, rrezikon 20 vjet burg

Kruje- Vrasja e bashkeshortes dhe fshehja e krimit, dy akuza qe jane ngritur ndaj te dyshuarit Sefedin Doci, mund t'i kushtojne 20 vite burg nese gjykata merr parasysh pretencen e djeshme te Prokurorise se Krujes. Perfaqesuesja e organit te akuzes, Sonila Domi, i kerkoi dje trupit gjykues shpalljen fajtor te 35 vjecarit nga Tapiza, edhe pse ky i fundit qe prej momentit te arrestimit vitin e kaluar nuk e ka pranuar mbytjen e Fitnete Docit. Prokurorja argumentoi se provat jane te mjaftueshme, ku behet fjale per raportin mjeko-ligjor, autopsine, deklarimet dhe prova te tjera. Nen akuze eshte edhe mjeku i fshatit Tapize, qe e deklaroi vdekjen si shkak i vetehelmimit te 25-vjecares dhe jo si vrasje, duke e fshehur per mese nje muaj ngjarjen.

Prokurorja Sonila Domi deklaroi gjate pretences se saj se Sefedin Doci eshte autor i mbytjes se gruas se tij pas konflikteve te vazhdueshme ne cift. Me pas i dyshuari eshte perpjekur te fsheh ngjarjen duke e quajtur nje vetevrasje pas helmimit. Kjo diagnoze u mbeshtet edhe nga mjeku i fshatit Tapize, Laim Bushi, i cili rrezikon 2 vjet burg, 1,5 milione leke gjobe dhe heqjen e licences per 5 vjet. Prokurorja i tha trupit gjykues se edhe deklaratat e vete te pandehurit dhe te familjareve te tij jane kontradiktore. Dyshimet e familjareve te viktimes Fitnete Doci jane verifikuar menjehere pas ngjarjes se ndodhur ne gusht te vitit te kaluar. "Familjaret kishin dalluar shenja dhune ne trup, si buze e care, hematoma ne hunde e koke, i mungonte vethi ne veshin e majte dhe te gjitha keto jane provuar nga ekspertiza pas zhvarrosjes", tha perfaqesuesja e akuzes duke kerkuar shpalljen fajtor te Docit. Ekspertet verifikuan gjate nje muaji analizash dhe autopsie se 25 vjecarja ishte mbytur dhe vdekja kishte ardhur si pasoje e asfiksise ne organet e frymemarrjes. "Pervec ketyre fakteve viktima ka pasur edhe hemorragji te brendshme te shkaktuara nga dhuna fizike", tha prokurorja gjate seances se djeshme. Ekspertet zbuluan se ne gjakun e te ndjeres nuk kishte gjurme helmi, sikunder kishte deshmuar bashkeshorti se ishte vetehelmuar me fostoksine. "Ne keto rrethana kerkoj denimin me 20 vjet burg per vepren penale te vrasjes", tha prokurorja Domi. Ngjarja ndodhi me 13 gusht te vitit 2008, pas nje grindje mes ciftit ne shtepi, pak minuta pasi ishin larguar nga banesa familjaret e te ndjeres Fitnete Doci. I dyshuari Sefedin Doci ka keqtrajtuar dhe me pas mbytur gruan e tij 25-vjecare, nene e dy femijeve.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›