Vodhi kompjuterin e shkolles, kapet i mituri
Nje i mitur ka rene ne pranga te Policise se Mallakastres, pasi i eshte gjetur ne banese kompjuteri i vjedhur i drejtorise se shkolles "9 Deshmoret", ne fshatin Bejar te Mallakastres. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te Policise Fier, qe konfirmuan ndalimin e Marjus M., 13 vjec. Vjedhja kishte ndodhur mengjesin e djeshem, kur u denoncua edhe ngjarja nga drejtoria e shkolles ne komunen Fratar. Grupi hetimor shkoi ne vendin e ngjarjes dhe konstatoi se i dyshuari kishte hyre ne shkolle, duke thyer xhamin e deres kryesore dhe me tej ne katin e dyte ka demtuar deren e drejtorise. Pasi ka hyre ne zyren e drejtorit, Marjus M., 13-vjec, dyshohet se ka vjedhur kompjuterin se bashku me aksesoret, duke lene edhe gjurme.
Xh. B.
Xh. B.