Arti fierak në ekspozitën skenografike të Gëzim Hajdinit

Arti skenik fierak ndër vite u paraqit mbrëmë në një ekspozitë të skenografit të teatrit “Bylis", Gëzim Hajdini.Ekspozita me 20 stendat e saj, që përcolli një rifreskim memorial të artit skenik fierak në vite, u vizitua nga shumë aktorë, artistë, regjizorë, skenografë, muzikantë, etj. Gëzim Hajdini është autor i shumë skenografive të veprave të vëna në skenën e teatrit “Bylis", të cilat janë paraqitur edhe në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare.
...