E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komedia “As rruar, as qethur”shfaqet në skenën “Bylis”

Komedia "As rruar, as qethur", me autor Bashkim Goxhelin, që u shfaq mbrëmë në skenën e tetarit "Bylis" të qytetit të Fierit, u mirëprit ngrohtë nga artdashësit fierakë për vetë tematikën aktuale që trajton. Nën regjinë e Guri Koços, komedia  trajton me humor ekstremizmin që reflektohet  në bindjet politike, të cilat jo rrallë, bëhen shkak për grindje, ndarje, mëri në familje dhe shoqëri, si një realitet, që përjetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në rolet kryesore interpretuan aktorët e njohur si Artisti i Popullit, Luftar Paja, artistja e  Merituar, Hajrie Rondo, Fatmir Xhelili, Shpëtim Shehu, etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›