E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Po fituar do të rishikojmë maturën

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me të rinjtë maturantë, në kuadër të sloganit elektoral “Rinia në Veprim”. Gjatë këtij takimi, Meta tha se reforma në Maturën Shtetërore është e dështuar dhe gjysmake, e cila ndonëse u propagandua si një reformë e suksesshme nuk i arriti qëllimet e saj. Ndaj, sipas Metës, është domosdoshmëri rikonceptimi i reformës së Maturës Shtetërore, gjë për të cilën do të angazhohet LSI.

“LSI angazhohet për rikonceptimin e Maturës Shtetërore në përmbajtje, në strukturë dhe në vlerësim, në mënyrë që brenda pak viteve ne të arrijmë nga niveli aktual i realizimit të preferencave të lëndëve, që është 30 për qind, për të ndjekur degë të caktuara në Universitete, në 60 për qind. Në këtë mënyrë Matura Shtetërore nuk do të jetë një stres, nuk do të jetë një përllogaritje shumë e komplikuar për ju dhe për të gjithë ata që bëjnë vlerësimet, por do të jetë vërtetë diçka shumë më e thjeshtë dhe që do t’i shërbejë realizimit të aspiratave tuaja për të bërë zgjedhjen e duhur dhe për të shprehur talentin dhe aftësitë tuaja, në fushat ku ju keni më shumë për zemër”-u shpreh Meta.

Duke shprehur besimin te aftësia dhe talenti i të rinjve, kreu i LSI shprehu bindjen se zgjedhjet e 28 Qershorit do ti japin mundësi LRI që të ketë në Kuvendin e ri përfaqësuesit e saj, në mënyrë që të jenë ata që do të ngrenë zërin për problemet e Maturës Shtetërore, dhe problemet e të rinjve në përgjithësi. “Të jeni të sigurt se do të bëjmë shumë më tepër dhe për ta bërë sistemin arsimor më të thjeshtë dhe më ndihmues për ju dhe të ardhmen tuaj, por do bëjmë shumë më tepër për të krijuar të gjithë ato terrene sportive që mungojnë sot, për tju dhënë mundësi që të shpalosni talentin tuaj në të gjitha drejtimet, jo vetëm në shkollë dhe në drejtim të arsimimit”, tha Meta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›