E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arti i madh nuk njeh kufij

Nga Ali Aliu
Ne nje studim me te gjate te prof. Zejnullah Rrahmani mbi vepren e Mevala Xhellaledin Rumiu, nder te tjera flitet edhe per jehonen e vepres se tij ne kontinentin e Amerikes. Nder mendimet e shumta per kete veper poetike, qe, sipas te gjitheve, qendron ne vete majen e llojit te shkruar ndonjehere nga dora e njeriut, nje studiues me emrin Xhak Kornfild e thote edhe kete: Rumiu poeti me i madh spiritual i te gjitha koherave ne bote. Nje studiues tjeter, Hjuston Smith thote: “Rumiu eshte sot poeti me i lexuar ne Amerike”. Por ne kete varg vleresimesh dhe komentesh ai qe ne menyre te vecante me terhoqi vemendjen eshte Xherri Stol: Rumiu do t’ju transformoje ne rrugen per te cilen ju nuk keni ditur se keni pasur nevoje te transformoheni”. Cila mund te jete pra e fshehta, magjia e poezise se Mevlanas, qe e rrit ne miliona numrin e lexuesve sot ne Amerike dhe ne bote? Eshte njera nga pyetjet qe gjithsesi nxit kersherine dhe qe nuk mund te kete shpjegim te lehte dhe te thjeshte. Arsyeja kryesore, gjithsesi, duhet kerkuar ne vete tekstin poetik, ne veprat madhore “Masnavi” dhe “Divani” i Shemsi Tabrizit. Po edhe me tej kesaj edhe me thelle. Nje te tille shteg sugjeron edhe mendimi i cituar me siper i Xherrit per nevoje e lexuesit, i cili nuk paskej qene i vetedijshem per nje nevoje transformimi. Pra, te kjo nevoje duhet kerkuar. Mos valle trendi i epokes se madhe se ciles i takojme dhe ne qe vazhdon drejt thellimit te tjetersimit te njeriut. Kjo epoke, pra kjo bote, ndien nevoje per t’u kthyer ne disa vlera per te zbuluar apo rizbuluar prirjen nevojen e vet te brendshme drejt pasurimit te shpirtit, drejt aftesise per te dashur dhe per te qene i dashur. Natyrisht, edhe ne kryevepren e pare te Mevlanes “Masnavi”, dhe ne te dyten “Divani”, perkatesisht edhe ne tekstet poetike me theks refleksiv, spiritual, edhe tek ato te lirikes intime te “Divanit”, matrica e perbashket eshte pikerisht dashuria, ajo dashuri qe rrezaton e perhapet, qe ushqen dhe ndricon te gjitha veprimet dhe qenien e njeriut. Mbase per kete mos ka valle etje epoka jone e pavetedijshme?! Por hamendesimet drejt ndricimit te fenomenit bashkekohor “Rumi” ne kete bote, ne kete fryme eshte e nje karakteri tjeter jashte mundesive, por edhe jashte objektivit dhe paraqitjes se kesaj kumtese. Objekt i vemendjes sone lidhur me kete pervjetor te madh eshte leximi i tekstit poetik, i dy kryeveprave te sjella ne shqip nga Dhori Qiriazi dhe Qazim Bakalli, me vemendje te vecante drejt karakteristikave poetike, krijues te Rumiut e qe terthorazi mund te jete ndihmese per te kuptuar fenomenin e tirazheve milioneshe qe zume ne goje. Vepra poetike e Rumiut gati si krejt letersia klasike perse, por edhe e Lindjes ne teresi, tingellon ndryshe nga ajo e tradites evropiane qe nga antikiteti greko-romak, me te cilen jemi mesuar dhe formuar. Ajo qe bie ne sy ne poezine e Rumiut si nje nga vecantite eshte depersonalizimi i zerit lirik. Ne kete veper, uni i tij eshte i shperndare ne tere hapesiren e cila e frymezon. Ai eshte bere nje me gjithesine se ciles i jep shpirt, i jep dashuri, perkatesisht nga e cila mbushet dhe ushqehet sosh. Lexuesi, edhe ai, perfshihet ne kete rrjedhe dhe tere reflekset spirituale urtake, dashurine e paane i gjen, i zbulon permes pamjeve, fenomeneve ne gjithesi, permes reve, detit, shkembit, henes, lumit; qe te gjitha keto percjellin ngarkesen qe ua zbulon poeti. Pamjet madheshtore qe ne doren gjeniale shnderrohen ne figura, jane ato te cilat i lexon lexuesi, me te cilat komunikojme, te cilat na shpalojne boten e brendshme dhe te jashtme te kesaj gjithesie.
Gjenialisht e rrefyer, bie fjala, dashuria e Zuleikes ndaj Jusufit, emrin e te cilit, pra, te te dashurit, ajo e gjen kudo: kur Zulejka thote dylli eshte me i bute prane zjarrit, ajo mendon, thote ne vete, i dashuri ka nevoje per mua, kur Zulejka hena eshte lart ose shelgu ka gjethet e reja ose farat e koreandres kane zene te shperthejne, ose kur thote mbreti se eshte ne qejf sot, ose nuk eshte i lumtur ai, ose mobiliet kerkojne nje fshirje te pluhurit, ose uji i prure eshte ketu, ose kjo buke do me shume kripe, ose rete do te levizin perkunder eres, ose koka ime digjet, ose kokedhembja me ka pushuar pak. Dhe kjo nuk eshte vec mendim, pandehme e saj, as iluzion i saj: Zulejka eshte vertet me Jusufin, perkatesisht Jusufi eshte gjithandej dhe kurdohere me te. Kjo ndjenje eterike e dashurise e perfshin teresisht lexuesin e vepres se Rumiut. Duket sikur nje pasterti, perkatesisht nje pastrim shpirteror e zbukuron tere natyren, tere hapesiren qe prek dhe zgjon poezia e tij. Mbase edhe kete nevoje te brendshme, te pergjumur e kerkon lexuesi sot qe po ashtu e zume ne goje ne fillim te ketij shkrimi. Vepra e Rumiut eshte pafundesisht e hapur. Ajo rrjedh si nje bisede pa mbarim me mikun; ajo eshte gjithe perfshirese, poeti flet per gjerat rrotull dhe biseda e tij eshte prekje shpirti me esencen e gjerave, ne bote, ne jete, ne ekzistence.
Shkrija e kufijve zhanrore eshte vecori e poetikes krijuese te Rumiut. “Masnavi” shenon majat e artit poetik njerezor perben boshtin qendror ne opusin teresor te tij. Dhe ne kete opus nuk ka sisteme shkrimore te paracaktuara. Poeti i radhit ato, shkrimet, ashtu si i vijne, vetvetiu, here permes ritmit dhe melodise ne vargje, here si rrefim, si bisede, si urti e sentence, si rubai, si takim e si komente, sidomos sentenciale nga Kurani, si biografi shenjtoresh, si tregime tradicionale, perse, arabe, si anekdota, si parabola. Dhe te gjitha format e mundshme te shprehjes perhapin dije te natyres me konkrete, me elementare, qe penetron deri ne thellesi te sferave te erreta te gjithesise dhe te njeriut. Ai thjesht, pa u preokupuar dhe pa menduar per pragje zhanrore, per futje ne kallepe te paracaktuar shkrimore ne artin poetik pergjithesish, del si nje enciklopedi e hapur. Bashkekohesi dhe miku i tij, Husam Celebi, ja si e paraqet natyren krijues te Rumiut: “Ai ka krijuar, diktuar duke bredhur Konias, neper vreshtat e Meramit, gjate kohes se mesimeve, ose duke ecur rruges neper sheshin e qytetit, madje edhe duke qene ne banjat publike”. Pra, kudo dhe kurdohere, atje ku eshte zene dhe ashtu si eshte zene frymezimi, perkatesisht ashtu si eshte artikuluar frymezimi si forme brenda se ciles eshte ndjere cliret dhe mire.
Por, ajo qe eshte vecantia e madhe e botes, e natyres, e individualiteti krijues te ketij gjeniu, eshte lehtesia e leximit, perkatesisht pandehma e lexuesit qe me kontaktin e pare, e perkap lehte, mendon se e ka kuptuar qe me leximin e pare. Por qe, ne fakt, eshte larg se vertetes, duke e zene edhe veten ne kete pandehme, situate mashtruese gjate leximit te vepres se Rumiut m’u kujtua nje thenie anekdotike e T. Eliotit qe i perfshire ne diskutimet per veshtiresine e leximit te nje pjese te poezise se tij (Toka e shkrete), thote afersisht keshtu: Poezia qe e adhuroj e qe e ve ne maje eshte ajo e soneteve te Shekspirit. U kthehem shpesh, por asnjehere nuk jam i sigurt qe i kuptoj deri ne fund. Dhe me vjen vetvetiu nje perfundim: perpara teksteve poetike te Rumiut, ne te kuptueshmen e lehte eshte edhe e pakuptueshmja e erret. Thjeshtesia e persosur e kesaj poezie, e vendosur brenda struktures se jashtezakonshme dhe komplekse qe e nxit, e shtyn lexuesin te shkoje perpara, nuk perfundon asgje. Ne fakt, cdo gje mbetet porte e hapur qe te fton. Dhe lexuesi i rendomte mund te mjaftohet edhe me kaq, me portat e hapura te hyrjes, dhe ecen tutje. E kupton dikur se e premtuara i rreshqet, i tretet dhe e humbet neper duar, e ndjen pranine e saj perreth, por megjithate te munguar. Vetedijesohet dikur, per t’ju kthyer, per t’ju rikthyer ne kerkim te asaj qe nuk te eshte zbuluar, nuk te eshte dhene, nuk te eshte dorezuar me nje lexim. Keshtu, duke qene ne fakt strukture fabulative, tere laramania zhanrore e vepres se Rumiut ne artikulimin gjenial te tekstit, bashke ekzistojne shprehja perfekte ne thjeshtesi, forma e persosur qe se bashku levizin me lehtesi te habitshme hapesires se shpirtit universal dhe individual. Dashuria pa fund, pa mbarim eshte kuptim dhe kuptimesi e cdo gjeje ne poezine e Rumiut, gje ne te cilen bindemi lehte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›