Arti i rrathëve
Në fakt, Heine ka krijuar portrete të jashtëzakonshme të fytyrave të njohura, nga rrathët e të gjitha madhësive e ngjyrave.
Projektin e tij të ri Heine e emëroi “Digital Circlism", dhe për një portret të tillë iu nevojën diku mes 100 e 180 orë punë.
Sipas asaj që tha artisti, inspirimin e gjen në fotografitë e ndryshme. Pas fotografimit digjital, ai fillon të radhisë rrathët dhe të krijojë portretin mbi një bazë të zezë.
Deri më tani ka krijuar portretet e Marilyn Monroe, Freddie Mercury, Lady Gaga, Eminem, Elvis Presley, Boba Marley...
"Tash 15 vjet krijoj çdo lloj portretesh. Dëshiroj të krijoj një teknikë origjinale, andaj edeh ky projekt erdhi krejtësisht natyrshëm”, thotë artisti 27-vjeçar.
Ai sqaron se shumë shpesh nënë edhe fotomontazhe, dhe se gjatë krijimit të portreteve rrathët i radhitë një nga një, e jo në mënyrë automatike.
"Kjo është teknikë e re. Secili rreth ka ngjyrë, madhësi dhe tonalitet të ndryshëm. Sipas meje, kjo është një mënyrë moderne e të shprehurit të artit dhe ajo mund të konsiderohet si një përzierje ndërmjet pop-artit dhe poentilizmit”, sqaroi Heine për gazetën britanike ‘Daily Telegraph’.
Artisti ka nënvizuar se kryesisht krijon portrete të personave të njohur të cilët i adhuron, kështu që në mesin e veprave të tij zënë vend kryesisht muzicientët.