E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arta Dobroshi, në jurinë e Festivalit të Berlinit

Sukseset e aktores kosovare, Arta Dobroshi, vazhdojnë. Këtë radhë nuk bëhet fjalë për ndonjë prezantim të saj për filmin aq shumë të përfolur "Heshtja e Lornës" të vëllezërve Dardenne. Arta Dobroshi është ftuar të jetë pjesë e jurisë të njërit prej festivaleve më të mëdha në botë, "Berlin Film Fest". Dobroshi është përzgjedhur të jetë pjesë e jurisë në seksionin për filma të shkurtër. Në juri këtë vit, përveç Dobroshit, janë edhe drejtori i filmit të metrazhit të shkurtër "Oberhausen", Lars Henrik Gass dhe regjisori nga Filipinet, Khavn De La Cruz. Çmimet do të jepen më 10 shkurt, ndërsa do të moderohet nga Markus Kavka. Kjo është një mundësi tjetër e aktores kosovare për t‘u prezantuar e për të vendosur lidhje të reja. Pas suksesit në prezantimin e Festivalit të Kanës, Arta Dobroshi përjetoi një nga momentet më të mira të karrierës së saj. Përveçse vlerësimit si aktore, pozicioni më i fundit ku e shohim, është në panelin e një jurie kombëtare e në një festival të rëndësishëm filmi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›