E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dortmundi finalist i Liges se Kampioneve

Është Dortmundi finalist i Ligës së Kampionëve edhe pse u mund 0-2 në fushën e Realit të Madridit.
Ndeshja në stadiumin “Bernabeu” u vendos nga golat e shënuar në minutat e fundit nga Benzema dhe Ramos, por fitorja 4-1 e gjermanëve në përballjen e parë ishte vendimtare.
Të dyja skuadrat krijuan shumë raste për gola, me Realin që luajti më mirë në pjesën e parë dhe Dortmundin në pjesën e dytë.
Tashmë pritet finalisti i dytë që do të dalë nga ndeshja e sotme Barcelona-Bajern.

Jehona mediatike: Reali i Madridit mbeti një gol larg ëndrrës në Champions League
Mediat e Europës i bënë jehonë fitores jo të mjaftueshme të Realit të Madridit në Champions. 
Gazeta “AS” e Madridit shkroi: Madridi, një gol larg ëndrrës”.
Gazeta tjetër madrilene, “Marka”, theksoi: Madridi preku mrekullinë.
Gazeta gjermane “Bild” titulloi se “Dortmundi ndezi, por Klop mbeti në tension deri në fund
Francezja “L’Ekip” kishte në titull: Dortmundi u mbajt mirë në Madrid. Për “La Gazeta delo Sport” nga Milano, “nuk mjaftoi krenaria për Realin”.
Në fund, “Sport” e Barcelonës thumboi: Murinjo sërish humbi, madje për herë të tretë.


Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›