Artistët: Kateri i Radës u tjetërsua, italianët e lanë pa memorie
VLORE - Dy artistë shqiptarë, Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj u përfshinë në projektin për ngritjen e monumentit të anijes "Kateri i Radës" në Otranto të Italisë.
Ndonëse kontribuuan për mosshkatërrimin e anijes së tragjedisë së 28 marsit të vitit 1997, ata ndihen të zhgënjyer nga autoritetet italiane. Sipas Ngucajt, dy ditë më parë u bë përurimi i vullnetit politik të Otrantos.
Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", artistja tregon se anija "Kateri i Radës" u transformua dhe mbeti pa memorie, pasi autoritetet e vendit fqinjë nuk vendosën tek vepra qoftë dhe një pllakë përkujtimore. Ndërkohë, Arta Ngucaj deklaron se "fuqia e artit mund të manipulojë edhe të vërtetën. Dhe, vetë fakti që kësaj vepre i mungon qoftë dhe një pllakë përkujtimore do të thotë që memoria e saj aktualisht është e kompromentuar".
Si e vlerësoni përurimin e anijes-monument në kujtim të viktimave të tragjedisë së Otrantos?
Për mendimin tonë ky nuk ishte thjesht përurimi i monumentit, por përurimi i vullnetit politik të Otrantos sepse protagonistët e vërtetë të kësaj ngjarjeje u evituan tërësisht dhe vetë objekti është transformuar në diçka tjetër ndoshta "pozitive", por që nuk mbart më asnjë memorie.
Përse thoni se anija "Kateri i Radës" është transformuar?
Vetë fakti që elementët me të fuqishëm të këtij objekti, siç ishte barku i anijes dhe shenja e goditjes janë fshirë me prerjen dhe instalimin përfundimtar të veprës. Pra, kjo anije nuk është më "Kater i Radës", por është diçka që do të përfaqësoj emigrimin në përgjithësi. Gjithashtu, edhe prezenca e familjarëve në këtë përurim ishte thjeshtë funksionale, sepse me vajtjen e tyre mendohej që do të kishin automatikisht edhe konsensusin e tyre siç dhe e kishin shkruar në komunikatën e shtypit. Nëse organizatorët do të kishin marrë në konsideratë një prezencë aktive të familjarëve për inaugurimin e veprës, nuk do t'i kishin lënë ata pa asnjë përkthyes në një konferencë një orëshe, kur ata ishin protagonistët e vërtetë të dhimbjes. Dhe së fundmi, nuk do të na evitonin neve si artistë dhe Klodiana Cukën si nismëtare të kësaj iniciative, duke na hequr kështu të drejtën e një opinioni në konferencën e shtypit.
Si u bëtë pjesë e këtij projekti?
Si shqiptarë, vlonjatë dhe artistë ndjemë detyrim moral duke u aktivizuar menjëherë pas daljes së artikullit "S.O.S për Katerin e Radës" nga doc Giuseppe Chimiso i Shoqatës "Skënderbeg". Ndienim një detyrim moral jo vetëm për shpëtimin e "Katerit të Radës" si mbartës i një memorie të fuqishme të një tragjedie të vendit tonë, por dhe për të mundësuar kthimin dhe realizimin e monumentit në Vlorë. Por, këtij apeli ju përgjigj po ashtu edhe dok. Klodiana Cuka, e cila me mbështetjen e dy kolegëve të saj dok. Gigi de luca dhe kryetarit të Bashkisë, dok. Carridi arriti të mundësonte shpëtimin e anijes relike. Nga ky moment, ku organizimi i projektit ishte në duar të administratës italiane kërkuam me ngulm që të shpëtonim atë që mund të shpëtohej duke i ngelur besnik idesë që diçka e anijes duhej të kthehej në Vlorë. Kjo, sepse arti në gjithë kohërat është treguar instrument shumë i fuqishëm për të përcjellë ndodhi e ngjarje historike, duke i fiksuar ato në memorien kolektive. Por, në të njëjtën kohë njohim që fuqia e artit mund të manipuloj edhe të vërtetën. Dhe, vetë fakti që kësaj vepre i mungon qoftë dhe një pllakë përkujtimore do të thotë që memoria e saj aktualisht është e kompromentuar. Kështu që tentativa jonë artistike kërkon të rindërtojë elementët domethënës të kësaj ngjarjeje dhe ta fiksojë atë në memorien kolektive shqiptare, sepse kjo ngjarje është shumë domethënëse për sa i përket zhvillimit shoqëror politik dhe migrator në këto 20 vjet.
Kur do të konkretizohet ardhja e pjesëve të ngelura nga anija "Kateri i Radës" në Shqipëri?
Së shpejti, edhe brenda muajit shkurt do të kërkojmë me çdo kusht të bëjmë lëvizjet e para drejt Shqipërisë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)