E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha- Starmer: Luftë të përbashkët krimit të organizuar

TIRANE- Kryeministri Berisha priti dje në mesditë Drejtorin e Prokurorisë Publike në Angli dhe Ëells, zotin Keir Starmer QC, i cili shoqërohej nga ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, znj. Fiona McIlëham, si dhe bashkëpunëtorë të tij.

Zoti Starmer theksoi efikasitetin e luftës së përbashkët ndaj krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe trafiqeve gjithashtu vlerësoi dhe dha mbështetje për punën që bëhet në Shqipëri në këtë drejtim.

Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Starner për ndihmën mbështetjen dhe bashkëpunimin në prioritetin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. Ai theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të forcuar bashkëpunimin në këtë drejtim.

Në këtë kuadër, kryeministri tregoi gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për nënshkrimin e çdo marrëveshje dhe krijimin e kornizës së nevojshme që do të rriste efikasitetin në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.

Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare jep mbështetjen e plotë për të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit që përballen me krimin e organizuar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›